Deklarimet e biznesit, Tatimet: Sot afati i fundit për pasqyrat financiare dhe ndarjen e fitimit

Deklarimet e biznesit, Tatimet: Sot afati i fundit për pasqyrat financiare dhe ndarjen e fitimit

Foto ilustruese

Dita e sotme është afati i fundit për depozitimin e pasqyrave financiare nga ana e bizneseve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Vetë QKB më herët ka shpjeguar se subjektet që kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e tyre është e detyrueshme, detyrohen në çdo rast t’i depozitojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Detyrimin për depozitimin e dokumenteve e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi.

Ja çfarë duhet të depozitojnë konkretisht këto biznese pranë QKB:

-Së pari pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF.

-Së dyti raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme) dhe së treti vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).

Nëse një subjekt nuk përmbush këtë detyrim, brenda afatit ligjor të përcaktuar në ligjin nr.9723 datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, atëherë QKB, së bashku me zbatimin e sanksionit të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të këtij ligji, vepron në përputhje me parashikimet e shkronjës “ë”, të nenit 54, të këtij ligji.

Kjo do të thotë që subjekti do të gjobitet në vlerën 15 mijë lekë sikurse e sanksionon pika 3 e nenit 74 e ligjit.

Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit. Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku çdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm. Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Shërbimi ofrohet pa pagesë.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka nënvizuar se përjashtim nga aplikimi online bëjnë subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhen vetëm në sportelet e shërbimit të QKB-së.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton shoqëritë tregtare dhe personat fizikë, se afati i fundit edhe për dorëzimin e vendimi të organit përgjegjës/vendimin e personit fizik për destinimin e fitimit pas tatimit është data 31 korrik.

Shoqëritë tregtare, brenda një periudhe 6 mujore, nga data e mbylljes së vitit financiar, kanë marrë vendimin për rezultatet financiare të vitit paraardhës dhe destinimi i fitimit pas tatimit, duke përcaktuar në vendim destinimin e fitimit pas tatimit.

Në vendim, përcaktohet shuma e rezervave ligjore, pjesa që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali, si dhe pjesa që do të shpërndahet në formë dividendi.

Vendimi për destinimit të tatimit pas fitimit dorëzohet elektronikisht në organet tatimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • +355682000745: 03/08/2020 14:33

    NUK PO ZBATOHET , ISHIM NE NJE NGARESORTET NE RADHIME ( RESORT BOJO) DHE KISHTE GRUMBULLIME NJEREYISH QE KERCENIN NE BEACH BAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare