Tatimpaguesit individë që realizojnë të ardhura të tatueshme në shumën 2 milionë lekë, kanë detyrimin ligjor të dorëzojnë online deklaratën individuale të të ardhurave vjetore.

Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë qytetarët se deklarata individuale vjetore e të ardhurave për vitin 2016 duhet të dorëzohet jo më vonë se data 30 prill 2017.

Deklarata vjetore e të ardhurave, plotësohet nga individi që mbart detyrimin për të deklaruar. Individi i cili ka detyrimin për të plotësuar e dorëzuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave personale, ka të drejtë të emërojë me prokurë, përfaqësuesin e tij ligjor për të plotësuar apo dorëzuar deklaratën e tij.

Deklarata përmban të dhëna për të ardhurat bruto, shpenzimet e zbritshme të kryera, si dhe tatimet e paguara, gjatë periudhës tatimore (viti kalendarik).

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)