Ish-administratori i kompanisë Kurum është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i Skrapit.
Shpallet në kërkim ish-drejtori i Skrap
Policia ka vënë në pranga K. Z. me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me ish-drejtorin e Skrapit, Y. A., i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollar shtetit, duke deklaruar fatura fiktive.
Gjykata sekuestro llogarive të Kurum
Gjithashtu Gjykata ka vendosur që të bllokojë llogaritë e KURUM. Sipas Prokurorisë dy ish-drejtuesit e Kurum kanë bërë shit-blerje skrapi me disa kompani të tjera në qytetin e Laçit. “Këto kompani ishin “Kurbini” shpk; “Erad&XHT”; “R&B2011” dhe “Kavaja Co”.
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Kurbinit, u krijuan dyshime të arsyeshme se këto kompani shërbenin si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm të ish-drejtuesve të kompanisë “Kurum International”,- thotë Prokuroria e Elbasanit në një njoftim për shtyp.
Të gjtha këto fatura tatimore janë përpiluar nga shoqëria “KURUM INTERNATIONAL”, në mënyrë fiktive, me qëllim për t’u deklaruar dhe njohur nga organet tatimore si TVSH e zbritshme.
“Nëpërmjet falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, dorëzimit të dokumenteve të falsifikuara dhe të dhënave të rreme në organin tatimor, KURUM, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga mospagimi i TVSH-së dhe Tatim Fitimit sipas ligjit, vlerën e përllogaritur 158,654,280 lekë.
Të gjitha këto fatura tatimore shitje janë nënshkruar për palën blerëse shoqërinë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A nga shtesai turk Y. Ai cili në atë kohë ka patur detyrën e Drejtorit të Skrapit.
Gjithashtu, rezulton se nga administratori i asaj kohe i shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, z.K.Z. janë kryer pagesat për likujdimin e këtyre faturave tatimore për 4 shoqëritë shitëse’,- thotë Prokuroria.
Nisur nga fakti se të gjitha këto fatura kanë qënë fiktive, kalimi i këtyre shumave nëpërmjet sistemit bankar është bërë për t’i dhënë formë të ligjshme në dukje këtij aktiviteti kriminal, dhe për të fshehur origjinën e vërtetë të këtyre të ardhurave, që janë rrjedhojë e falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, evazionit fiskal, si dhe mashtrimit ndaj organit tatimor, duke kryer edhe veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Prokuroria e Elbasanit iu drejtua gjykatës, e cila autorizoi arrestimin e dy shtetasve turq, si edhe u vendos sekuestrimi i llogarive bankare të kompanisë “Kurum International”, e cila aktualisht është në procedurën e falimentimit.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy ish-drejtues të lartë të kompanisë “Kurum International”, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën rreth 1.5 milionë dollarë.
Gjithashtu, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.
Ish-administratori i kompanisë "Kurum", K. Z. dhe ish-Drejtori i Skrapit, Y. A dyshohet se, nëpërmjet faturave fiktive, kanë deklaruar se kanë kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me disa kompani të tjera, të regjistruara në qytetin e Laçit. Në bazë të dyshimeve të arsyeshme, mbështetur në prova, Prokuroria kërkoi nga gjykata caktimin e masës “arrest me burg” për këta dy shtetas, e cila u pranua nga ana e gjykatës.
Mbrëmjen e sotme është bërë i mundur ekzekutimi i masës nga ana e Policisë për ish-administratorin e Kurum, K. Z. ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-Drejtori i Skrapit, Y.A., i cili rezulton të jetë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Fillimisht, hetimi nisi nga Prokuroria e Kurbinit, e cila kishte regjistruar procedimin penal për “Fallsifikim të vulave e stampave”; “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve penale” për 4 kompani që kishin të deklaruar si vend ushtrimi aktiviteti për mbledhjen e përpunimin e skrapit në qytetin e Laçit.
Këto kompani ishin “Kurbini” shpk; “Erad&XHT”; “R&B2011” dhe “Kavaja Co”. Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Kurbinit, u krijuan dyshime të arsyeshme se këto kompani shërbenin si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm të ish-drejtuesve të kompanisë “Kurum International”, e cila ushtronte aktivitetin në qytetin e Elbasanit.
Për këtë arsye, hetimi kaloi për kompetencë pranë Prokurorisë së Elbasanit, e cila, deri në këtë fazë të hetimit ka konstatuar se:
Gjatë vitit 2011, shoqëria tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, aktualisht me zyrë qëndore në Tiranë, ka kryer aktivitet fiktiv të blerjes së lëndës skrap, nga 4 (katër) shoqëritë tregtare të cilat figurojnë si palë shitëse.
Të gjitha faturat tatimore të shitjes së lëndës skrap për vitin 2011, të përpiluara me palë shitëse këto 4 (katër) shoqëri, dhe blerës shoqërinë“KURUM INTERNATIONAL” SH.A, (e cila e ka patur qendrën e aktivitetit në Elbasan), janë të falsifikuara. Këto shoqëri asnjëherë nuk kanë kryer realisht aktivitet shitblerje skrapi ndërmjet tyre.
Të gjtha këto fatura tatimore janë përpiluar nga shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në mënyrë fiktive, me qëllim për t’u deklaruar dhe njohur nga organet tatimore si TVSH e zbritshme, TVSH për këto furnizime (blerje) skrapi.
Shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, ka qënë dhe është aktualisht e regjistruar si subjekt tatimpagues pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë.
Nëpërmjet këtij aktiviteti kriminal, pra duke deklaruar në organin tatimor fatura tatimore të blerjes së lëndës skrap të falsifikuara, fiktive, shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme TVSH-në përkatëse për këto blerje. Njëkohësisht, kjo shoqëri ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, duke ulur fitimin dhe për rrjedhojë edhe tatim fitimin që ka paguar pranë organit tatimor.
Në bazë të hetimit të kryer, si edhe në përfundimet e ekspertimit kontabël, ka rezultuar e provuar se shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, nëpërmjet falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, dorëzimit të dokumenteve të falsifikuara dhe të dhënave të rreme në organin tatimor, ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga mospagimi i TVSH-së dhe Tatim Fitimit sipas ligjit, vlerën e përllogaritur 158,654,280 lekë, e cila përfaqëson dëmin ekonomik të shkaktuar buxhetit të shtetit.
Të gjitha këto fatura tatimore shitje janë nënshkruar për palën blerëse shoqërinë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A nga shtetasi Y.A., i cili në atë kohë ka patur pranë shoqërisë detyrën e Drejtorit të Skrapit.
Gjithashtu, rezulton se nga administratori i asaj kohe i shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, z.K. Z., janë kryer pagesat për likujdimin e këtyre faturave tatimore për 4 (katër) shoqëritë shitëse, nëpërmjet bankës NBG Bank.
Nisur nga fakti se të gjitha këto fatura kanë qënë fiktive, kalimi i këtyre shumave nëpërmjet sistemit bankar është bërë për t’i dhënë formë të ligjshme në dukje këtij aktiviteti kriminal, dhe për të fshehur origjinën e vërtetë të këtyre të ardhurave, që janë rrjedhojë e falsifikimit të faturave tatimore të shitjes, evazionit fiskal, si dhe mashtrimit ndaj organit tatimor, duke kryer edhe veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Për sa më sipër, Prokuroria e Elbasanit iu drejtua gjykatës, e cila autorizoi arrestimin e dy shtetasve turq, si edhe u vendos sekuestrimi i llogarive bankare të kompanisë “Kurum International”, e cila aktualisht është në procedurën e falimentimit.
Redaksia Online
E.S Shqiptarja.com