BURREL - Policia e Burrelit ka shoqëruar për në komisariat sot Nuredin Pislin, babain e Flamur Pislit, pas deklaratave të bëra në media se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i ka borxh gjakun e djalit si dhe të pasagjerit grek.
Reagimi i tij erdhi një ditë pasi opozita publikoi në komisionin hetimor për lëvizjet në polici, një video ku dyshohet se i biri Flamuri, së bashku me shtetasin grek, janë vrarë nga Artan Didi gjatë aksionit për lirimin e pengjeve të autobusit nga Selaniku në Qafë Krrabë, ngjarje kjo e vitit 1999. Mësohet se Nuredin Pisli akuzohet për kanosje ndaj Didit, dhe se është marrë në pyetje për deklarat e bëra.
Ndërkaq ngjarja në fjalë ka ngjallur debate edhe në seancën parlamentare ditën e sotme mes mazhorancës dhe opozitës.
Në fjalën e saj opozita përmes deputetëve Arben Ristani e Flamur Noka vijuan akuzat ku thanë se "qeveria ka vënë në krye të policisë persona që vrasin njerëz të pafajshëm", Ndëkohë deputeti i PS, Taulant Balla dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahihi, i cilësuan si të turpshme akuzat e ngritura ndaj kreut të policisë dhe si një tradhti nga ana e opozitës karshi policisë së shtetit.
Flamur Pisli, më 28 nëntor të vitit 1999, mori peng një autobus nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa mbeti i vrarrë me snajper së bashku me një pasagjer grek, pas aksionit të policisë për lirimin e tyre.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com