Dekonspirohet vizita e Krischbaum
në Tiranë/ Kush e financoi ardhjen?

Dekonspirohet vizita e Krischbaum<br />në Tiranë/ Kush e financoi ardhjen?
Një detaj interesant është marrë vesh dje nga takimi mes Presidentit të Bundestagut gjerman Lammert dhe Kryeministrit shqiptar Rama.
 
Një prej përkthyesve prezent në takim, bën me dije se Presidenti Lammert nuk ishte fare në dijeni të vizitës së pak ditëve më parë të deputetit gjerman Krischbaum në Tiranë.
 
Aq më pak ishte Presidenti Lammert në dijeni të mesazheve dhe “kushteve” që Krischbaum shpalosi në Tiranë nën pretendimin se këto ishin “kushtet” e Parlamentit gjerman dhe të lidershipit të djathtë në Gjermani.
 
Burime pranë Presidencës së parlamentit gjerman janë shprehur të habitur për vizitën e deputetit gjerman, i cili me shumë mundësi ka udhëtuar privatisht në Tiranë. Cka ngre dyshime mbi financuesit e vërtetë te vizitës se Kirchbaum.
 
Nëse nuk ka qenë Bundestagu gjerman që ka paguar për vizitën e deputetit gjerman, kush ka paguar për të? Një mundësi është që paratë të kenë ardhur nga fondacioni “Konrad Adenauer”, që njihet si fondacion i djathtë pranë PD në Tiranë.
 
Ndërkohë që nuk përjashtohet as një financim i drejtpërdrejtë i Partisë Demokratike ose vetë Lulzim Bashës.
 
Kujtojmë se Kirchbaum tha se përfaqësonte linjën e partisë CDU në Gjermani, por në konferencën për shtyp të kryetares së kësaj partie Merkel, asnjë prej kushteve të deputetit gjerman nuk u dëgjua.

Përkundrazi, kushtet e Kirchbaum Merkel i zëvendësoi me lëvdata për Shqipërinë, kryeministrin dhe progresin e arritur në vitet e fundit./Lexo.al/

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës