Dekorata nga Presidenti Mattarella: Puna dhe vlerat e Altin Prengës urë lidhëse e fortë dhe e bukur mes Italisë dhe Shqipërisë
Ambasadori Fabrizio Bucci i dorezon Altin Prenges Yllin e Italise, akorduar nga Presidenti Mattarella
Puna dhe vetëm puna ka sjellë suksesin e Mrizit të Zanave dhe të familjes Prenga, që të gjithë i njohim e krenohemi, ku çdokush çon që të nderohet një mik të huaj, apo feston duke shijuar ndërthurjen e traditës shqiptare, me ekselencën italiane.
Altin Prenga mori dekoratën e Kavalierit te Yllit të Italisë të akorduar nga Presidenti italian Sergio Mattarella për persona me kontribut të veçantë që lidhin dy vende mike. Kontributin e Altin Prengës, babait dhe vëllait të tij, bashkëshortes dhe gjithë familjes, e kemi ndjekur, e njohim, e kemi bërë të ditur nëpër media, e kemi provuar dhe e admirojmë të gjithë, ashtu siç njohim edhe mirënjohjen e tij për ata që e kanë ndihmuar, sidomos për mikriptjen në vendin fqinj, ku si emigrant nisi të mësojë e të marrë zanatin. Atë zanat, që siç Altini e deklaroi ai, italianët ta japin me përkushtim dhe zemërgjerësi.
Shumë djem dhe vajza si Altini, janë bërë një urë magjike që lidhin Italinë dhe Shqipërinë, dikush hap një piceri, dikush një restorant, një tjetër një furrë buke, të tjerë një agriturizëm, apo mbjellin një vresht, hapin një kantinë etj. etj.
Janë të pafundme ekselencat që kemi mësuar nga ata që ndonjëherë i quajmë me tallje “breshkaxhi”, por fqinjët tanë të mirë asjëherë nuk u mërzitën, siç nuk mërziten njerëzit e punës, pasi nuk kanë kohë ta bëjnë një gjë të tillë. Në Shqipëri dhe në Itali, takon në çdo cep njerëz që kanë marrë më të mirën mes dy vendeve: puna dhe përkushtimi, më kryesoret, pastaj talenti e respekti, bëjnë pjesën tjetër të suksesit.
Dekorata e Presidentit Mattarella, iu dorëzua Altinit gjatë një mbrëmje të bukur mes miqsh nga Ambasadori Fabrizio Bucci në Rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rol delikat në marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-Itali, kush është Marco Alberti, ambasadori i ri italian në vendin tonë
21 Janar, 20:33
-
Marco Alberti emërohet ambasadori i ri italian në Shqipëri! Fabrizio Bucci ikën nga Tirana në Gjermani
20 Janar, 17:26
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Ekspozita e Salvador Dalisë, për herë të parë në Shqipëri. 100 ilustrime të “Komedisë hyjnore” të Alighierit
5 Dhjetor 2024, 11:53
-
Kryepolici Proda pret ambasadorin Fabrizio Bucci: Bashkëpunim i ngushtë me autoritetet italiane për të luftuar krimin
29 Tetor 2024, 16:24
-
Bukmira e Mirditës prodhon 20 mijë kuintal rrush! Një pjesë e prodhimit mbetet pa shitur, shkak importi! Prenga: Blini 'Made in Albania'
7 Shtator 2024, 16:59
-
'Bujqësia'/ Prenga: Të mbrohen produktet vendase, jo teste me lodra kineze! Rrapaj: Të subvencionohen fermerët! Muçaj: S’jemi në konkurrencë të ndershme
5 Shtator 2024, 20:25
-
Altin Prenga dhe Erion Braçe nuk e kanë bërë bozë me prodhimin vendas...
5 Shtator 2024, 08:47
-
Ministri i Brendshëm pret ambasadorin italian, Bucci dhe Hoxha theksojnë vijimsinë e bashkëpunimit në luftën kundër krimit
9 Gusht 2024, 13:18
-
Spiropali takim me ambasadorin Bucci: Italia ka qenë dhe mbetet avokate e Shqipërisë për anëtarësimin në BE
7 Gusht 2024, 14:10