Në muajin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Lezha kremton “shtegun e poezisë fishtjane” një udhetim kulturor tre ditor që ndërthur poezinë, traditën dhe mikpritjen e fshatit Fishtë.

Itinerari 6 kilometërsh nisi nga shtëpia ku ka banuar Fishta e më pas vizitorët, mes tyre dhe të huaj ndalen në 12 stacione – bujtina, guest house, memoriale, ferma dhe restorante,  ku janë vendosur qindra thënie e poezi të Fishtës.

Marjana Koçeku, deputete e PS tha se “është emocion i madh me qenë në Fishtë, sepse në kohët e sotme është e rëndësishme me i qendru besnik traditës”

Ndërsa sipërmarrësi, Altin Prenga nuk i kursen kritikat kur shprehet se "është paradoks me e thënë se këtu ka më shumë turistë të huaj se sa njerëz që janë dashamirës të veprës së Fishtës.

Ky aktivitet zhvillohet gjatë datave 23-26 tetor dhe është organizuar nga bizneset e turizmit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.

Ata synojne ta kthejnë "shtegun e poezisë fishtjane" në një traditë të pervitshme.