Veri Jug ju propozon të shkojmë në Toskanën shqiptare, në fshatin Fishtë. Aty ku administratori i Mrizit të Zanave Altin Prenga, ka ndërmarë një nisëm titulluar “Shtegu i poezisë fishtiane”.
Në një udhëtim prej 4 kilometrash Veri Jug është takuar me fermerë të vegjël që kanë zhvilluar agroturizmin në pronat e tyre dhe i mbajnë hapur shtëpitë gjatë gjithë vitit, për bujtës nga vendi dhe nga bota, sipas urimit brilant qindrashekullor “Mir se t’ka pru zoti n’Fisht” Veri Jug zbulon tabelat me vargje të Homerit shqiptar At Gjergj Fishta për gjatë gjithë shtegtimit, si dhe disa nga bujtinat e lidhura me nismën “Shtegu i poezisë fishtiane”.
Ndiqni reportazhin “Mir se t’ka pru zoti n’Fisht”, premierë, të dielën ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.
Komente







