Shoqata “Çamëria” ka reaguar ashpër ndaj dekorimit të ambasadores greke nga presidenti Meta. Sipas shoqatës, presidenti Meta ka dekoruar një individ që ka bërë të pamundurën të minojë bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe minoritarëve, siç ishte rasti i Kacifas. Shoqata ka theksuar se presidenti ka bërë palë me nazizmin gjerman dhe ka patur rol luftënxitës në problemet delikate e ende të pazgjidhura mes dy vendeve.Presidenti Ilir Meta ka dekoruar këtë të mërkurë ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
"Ndoqëm sot me habi dhe zemërim të ligjshëm ceremoninë e dekorimit të ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”Është për tu vajtuar se si Kalorësja e Urdhërit të Skenderbeut, do luftojë kundër Ligjit të Luftës që vendi i saj Greqia, mban paturpësisht me vendin e Skenderbeut.Nuk dimë për cilat merita të veçanta dekorohet një individ i cili ka bërë të pamundurën të minojë bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe minoritarëve, siç ishte rasti i Kacifas. Kur ka kërkuar heqjen e pllakës së Çamërisë nga sheshi Skënderbej, kur ka mohuar e përdhosur vuajtjet e këtij komuniteti duke i njehsuar si palë me nazizmin gjerman, e në të gjitha rastet e tjera kur ka patur rol thjesht luftënxitës në problemet delikate e ende të pazgjidhura mes dy vendeve. Nuk i dimë meritat e kësaj kalorseje të Skënderbeut, kur dhjetra pleq Çam kthehen në kufi e u grisen pasaportat Shqiptare, sepse kanë të shënuar vendlindjen e tyre Filat, Margëlliç, Paramithi, Arpic, Volë , Pargë, Artë, Gumenic, Janinë, Prevezë, etj Presidenti i cili shpesh i referohet figurave historike, duhet të dijë mirë të bëjë dallimin mes Mic Sokolit e Esat Toptanit, e të tërheqë me urgjencë një titull i cili po shpërdorohet, sepse nuk ka asnjë arsye ti jepet këtij individi. Si përfaqësues i Unitetit të Kombit, do ti duhej që përpara se të shpërndante titujt te kjo kategori individesh, ti referohej historisë shqiptare e të kishte ndjeshmërinë e vuajtjeve dhe persekutimit të komunitetit të shqiptarëve të Çamerise, sepse nuk vlen të duash veç malet e pyjet, po mbi të gjitha lipset të respektosh shqiptarët e të sillesh me dinjitet e reciprocitet në raport me fqinjin.", shkruan shoqata “Çamëria”.
Kaq mjafton te kuptohet se Lartmadheria e Tij , presidenti yne i dashur eshte spiun I tyre....shpresoj te jem i gabuar!
Përgjigju