TIRANË- Presidenti Meta tre ditë pasi ktheu për shqyrtim në Kuvend ligjin për Metrologjinë, e ka çuar në SPAK, të cilit i drejtohet se ky ligj ka praktika të dyshimta e të paligjshme të abuzimit me funksionin publik dhe se duhen hetuar hartuesit dhe propozuesit e këtij drafti.
Meta kërkon nga SPAK nisjen e menjëhershme të hetimeve për ligjin që shton kontrollin ndaj pompave të naftës dhe të gazit në pikat e karburanteve.
Sipas kreut të shtetit ‘ky ligj është me përmbajtje të lartë antikushtetutshmërie, me parashikime në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurrues’. Për Metën në rast se ky ligj miratohet sërish dhe hyn në fuqi nga nesër çdo shërbim që kërkon certifikimin metrologjik, mund të jepet me koncesion pa garë, por thjesht dhe vetëm me firmën e një drejtori.
Gjithashtu presidenti thotë se një procedurë publike po i kalohet privatit.
“Ligji në tërësi të tij përfshin parashikime që bëjnë të mundur lehtësimin sa më shumë të procedurës që një shërbim publik që është dhe duhet të ngelet përgjegjësi e organeve publike për t`u ushtruar, të kryhet nga subjekte private, por pa një procedurë të qartë dhe të mirëpërcaktuar ligjore të ushtrimit të përgjegjësisë, pa kritere ligjore konkurrueshmërie; dhe ç’ka është akoma më e rëndë, duke mbyllur me vetëdije çdo hapësirë për kontrollin dhe monitorimit nga shteti të mënyrës se si ky shërbim publik i deleguar për t`u ofruar/ushtruar nga një subjekt privat, po realizohet në praktikë”, shkruhet në kërkesën e Metës për SPAK.
Më tej presidenti Meta i shkruan SPAK-ut se ky ligj ka qëllime klienteliste, shmang konkurrencën e lirë; dëmton interesin publik; cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit; cenon financiat publike; krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi; mbart rrezikun e prodhimit të kostove shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti; ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues; është tregues se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por është orientuar në mbrojtje të një pakice subjektesh private.
‘SPAK të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë apo keqinformuar Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë rregullim ligjor në dëm të interesit publik, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë iniciuar, punuar, ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend dhe t`i hapë rrugën praktikave abuzive me pasurinë publike dhe të ardhurave të qytetarëve gjatë zbatimit në praktikë’, thuhet në letrën e Metës.
Meta kërkon gjithashtu që SPAK të nisë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë apo keqinformuar Kuvendin të pranojë këtë rregullim ligjor në dëm të interesit publik, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë iniciuar, punuar, ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend.
( Kliko këtu ) Ligji i cuar në SPAK nga Meta
( Kliko këtu ) Kthimi i ligjit nga Ilir Meta
Hajduti qe duhet te ishte ne burg tashme. Deri ne prill kete avaz ka mortja. Tu shofte fara o qelbesire
Përgjigjuhahahahahahahaha.. nuk thote kot populli yne i urte: I shari te shan ...ky hajduti/anti Shqiperi bertet.... hahahahahahahahahahahahahaha
PërgjigjuMetmuti hajduti
Përgjigju