"Dekra" nis aplikimet: Pranojmë
qindra infermierë për në Gjermani

qindra infermierë për në Gjermani">
TIRANË - Qindra infermierë do të përzgjidhen nga kompania gjermane ‘Dekra’ për t’u punësuar në shtetin Gjerman. ‘Dekra’ ka lançuar sot fushatën e saj për aplikimin e gjithë infermierëve që të trajnohen për të marrë leksione të gjuhës gjermane si dhe për të bërë konvertimin e diplomës në gjermani.

Peter Klingler përfaqësues i kompanisë Dekra tha se qëllimi i kompanisë është që tu ofrojë të gjithë infermierëve mundësinë që të punësohen në Gjermani.

“Gjermania ka nevojë për infermierë dhe kërkon rreth 10 mijë të tillë vetëm në një vit. Ajo që ne ofrojmë është një mundësi punësimi me kontratë të plotë pasi infermierët të jenë trajnuar dhe të kenë konvertuar diplomat.”- u shpreh Peter Klingler.

Ndërkohë Thomas Bastian, një tjetër përfaqësues i “Dekra” sqaron procedurat e aplikimit dhe të punësimit.

“Kompania jonë do të ofrojë mundësinë që ju të mësoni falas gjuhën gjermane për një periudhë prej 12-18 muaj. Pas kësaj do ti nënshtroheni testit të gjuhës si dhe do të konvertoni diplomën në sistemin gjerman. Pagesat nisin me 1500 euro dhe rritja vjen gradualisht. Të gjithë mund të aplikojnë pasi nuk do të ketë kritere përjashtuese për asnjë infermier.”- tha Thomas Bastian.
 
Nora Malaj zv/ministre e arsimit tha se kjo është një mundësi e shkëlqyer për infermirët.
 
“Kualifikimi i kapitalit human i studentëve tanë, diplomantëve tanë të cilët në tregun e punës garojnë për të dhënë dijen e tyre, bëhet i nevojshëm, bëhet i mundshëm dhe bëhet i realizueshëm.”- u shpreh Nora Malaj.
 
Nisur nga interesimi i madh i infermierëve për aplikimin për punë në këtë program Thomas Bastian jep një mesazh të qartë.

“Të gjithë ju jeni të mirëpritur për të ardhur në Gjermani pasi ne ju ofrojmë mundësi punësimi të sigurtë. Mos u trembni, Gjermania ka vend për të gjithë ju.”- u shpreh Bastian.
 
Fillimisht, grupi i parë i infermierëve që do të përzgjidhen do të jetë 150 dhe programi do të vazhdojë më tej edhe me grupe të tjera.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)