TIRANE- Kryeministri Berisha bllokoi tre vjet më parë tre kandidatura të propozuara nga ish-presidenti Bamir Topi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet një manovre ekstra ligjore dhe qesharake. Tre dekretet u “ngrinë” nga mazhoranca në Kuvend, me qëllim që t’i diktonte vetë kandidatët kur të largohej Bamir Topi, të cilin e zëvendësoi me një ushtar të bindur politik. Ndërkaq, tre vjet më vonë, ashtu siç pritej, presidenti i ri Bujar Nishani nuk i njohu tre dekretet e Bamir Topit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Më konkretisht, Presidenti Topi kishte përzgjedhur kandidatët, Fatmir Hoxha, Edlira Jorganit, Artan Hoxha dhe Ardian Leka për Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që tre kandidatët e Topit  janë hedhur poshtë nga ana e mazhorancës së atëhershme dhe vetëm ajo e Fatmir Hoxhës i “mbijetoi” pëplasjes, duke u votuar nga mazhoranca si anëtar i Kushtetueses.

Menjëherë pas ardhjes në krye të Presidencës të Bujar Nishanit, filluan konsultimet me partitë parlamentare dhe vetëm njëra nga kandidaturat e ish-kreut të shtetit. Pas kësaj në maj dhe në prill të këtij viti votohen si anëtarë Fatos Lulo, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari. Ndërkohë që opozita nuk e ka dhënë votën për asnjërën nga kandidaturat.

Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)