TIRANE - Dekretet e Presidentit Bujar Nishani për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë kanë sjellë dhe çarjen e mazhorancës. Njëri ndër deputetët kryesorë të saj, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe kreu i partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi janë shprehur kundër tre kandidaturave të paraqitur nga ana e kreut të shtetit, nën argumentin se janë të papërshtatshme.
Kështu, ka dhënë një votë abstenuese deputeti demokrat Alibeaj, për dy emrat e dekretuar si anëtarë të Kushtetueses përkatësisht Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari, dhe atë pro dekretit të Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë, madje duke e shpjeguar dhe arësyen e këtij votimi. “Vota ime është pro zotit Xhezair Zaganjori dhe vota ime është abstenim për dy kandidaturat e tjera të Gjykatës Kushtetuese.
Linja politike dhe morale që kam mbajtur edhe në të gjitha rastet e tjera, besoj se në këtë rast është një logjikë e pastër shkak-pasojë”, tha Alibeaj. Duke dalë në këtë mënyrë dhe kundër vendimit të grupit parlamentar të mbajtur javën e kaluar, ku ishte vendosur për t’u votuar të tre dekretet e presidentit Nishani në institucionet më të larta të pavarura kushtetuese.
Ndërkohë që dhe kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi një nga aleatët e Berishës i kundërshton emrat e propozuar nga presidenti i vendit për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. “Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani me ardhjen e tij në këtë post premtoi reformimin e sistemit gjyqësor për më shumë drejtësi shoqërore.
Nga shumë qytetarë shqiptarë u pa me skepticizëm. Sot dekreti i tij për poste në hieararkinë më të lartë të sistemit gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kaloi në Komisionin e Ligjeve. Ky dekret i Presidentit, nuk përputhet me atë që shqiptarëve u premtoi, pra me reformimin e gjyqësorit, mbasi emrat e njerëzve që propozoi kishin një karrierë të lidhur fort me të kaluarën, me drejtësinë e padrejtë të sistemit diktatorial.
Reformimi nuk mund të kuptohet pa reforma në burimet njerëzore të gjykatave. Reformimi nuk është një nocion abstrakt, që lidhet vetëm me fantazi të qytetarëve shqiptarë për drejtësi të mohuar, por është reformë që nuk ka vlerë pa njerëzit që e aplikojnë. Siç duket Presidenca e z.Nishani është një fi llim i vazhdimësisë të Presidentit Topi”, thotë Roshi.
Duke dalë në këtë mënyrë dhe ai kundër qëndrimit të mazhorancës, pavarësisht se nuk ka votë në Kuvendin e Shqipërisë dhe e ka të pamundur ndikimin e tij me votën kundër tre kandidatëve të kreut të shtetit për në gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë. OPOZITA Nëdkohë që në mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve ka qënë dhe opozita ajo ashtu sikurse kishte paralajmëruar refuzoi të votonte 3 dekretet e presidentit Nishani për dy prej gjykatave kryesore në vend.
Në shenjë proteste për një proces që e konsiderojnë të kundraligjshëm, emërimin si anëtarë të Kushtetueses para 21 majit të Gani Dizdarit dhe të Besnik Imerajt, deputet e PS-së u larguan nga mbledhja. “Ne nuk marrim pjesë në këtë histori çorbe. Këtu ka një palë dekrete të depozituara të cilat për arsye politike tuajat nuk i sillni për t’i shqyrtuar, qoftë edhe për t’u votuar kundër, dhe tani na sillni një palë të tjera për t’i mbivendosur.
Ky është një proces jotransparent, ky është një proces antikushtetues. Ne si deputetë të opozitës po largohemi se nuk mund të jemi pjesë e kësaj historie”, tha deputeti i PS Pandeli Majko. Për të cilin nuk ishte e udhës që të mbivendoseshin dekretet e kreut të shtetit për të njëjtin institucion të pavarur kushtetues, pavarësisht se kush janë emrat e presidentëve që i kanë depozituar ata në Kuvendin e Shqipërisë.
JA KUSH JANË 3 TË DEKRETUARIT E PRESIDENTIT NISHANI
Besnik Imeraj, Kushtetuese:
■ 1995-1998 avokat.
■ 1997 në Gjykatën e Apelit në Durrës.
■ Maj 1991-1998 ministria e tranporteve.
■ 2005 anëtar i Gjykatës së Lartë. Anëtar i Këshillit të Lartë
të Drejtësisë në vitet 2000-2005. 2010 e në vazhdim anëtar
nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore.
Gani Dizdari, Kushtetuese:
■ 1973-1982 prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë.
■ 1982-1989 prokuor në drejtorin gjyqësore në Prokurorinë
e Përgjithshme në Tiranë.
■ 1995-1999 zv.prokuror i Përgjithshëm.
■ 1999-2006 avokat.
■ 2006 e në vazhdim anëtar i gjykatës së Lartë.
Xhezair Zaganjori, Gjykata e Lartë:
■ 1987- 1992 pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare Publike.
■ 1992-1997 ambasador në Gjermani.
■ 2003 anëtar i Gjykatës Kushtetuese e deri më tani.
Lajmi u publikua më datë 26 mars 2013 në orën 09: 37 dhe u përditësua më datë 27 mars 2013 ora 08:05
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com