Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri e quajti një situatë mjaft të vështirë, një sfidë - siç ai u shpreh - vënien në tryezën e KQZ-së të dekretit të presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe për të detyruar këtë institucion ta zbatojë dekretin. Nga ana tjetër është edhe kërkesa e nënkryetarit Denar Biba dhe anëtarit Bledar Skënderi të thirrur për pavlefshmëri të dekretit.
Duke e cilësuar një situatë të rëndë, dhe që mund të ngjallë debat të fortë, kreu i KQZ-së ka braktisur mbledhjen.
"Duket si një lloj sfide. Nga një anë kam një dekret që zhdekreton datën e zgjedhjeve përmes një dekreti dhe tjetra kërkesa e dy kolegëve, sfida në raport me vlefshmërinë e dekretit
Ka një hierarki ligjore. Personalisht në 22 vite që kam, e them dhe një herë nuk më ka rastisur të ndodhem në një situatë të tillë: Të vëmë në diskutim një dekret të presidentit. ka ndodhur e njëjta gjë edhe më parë. Janë tre raste që presidentët kanë zhdekretuar dekretet e tyre dhe kanë vendosur një datë tjetër
Nuk dua të futem janë apo jo në të drejtën e tyre, unë besoj që duhet t'i bindemi një dekreti. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe kur doli dekreti për datën e zgjedhjeve.
Gjërat nuk shkuan siç ne mendonim. Jemi në këtë moment që flasim përballë këtij fakti.
Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i presidentit. për mua është detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij.
Pika 2 e dekretit më urdhëron. As kjo pikë e dekretit nuk respektohet, dhe unë jam ndodhur në vështirësi. Kërkesa ime për t'ja dërguar subjekteve zgjedhore refuzohet. Për mua kjo është fare banale. E thash si shembull për të kuptuar se ku po shkojmë. Shpresoj të ketë një vetëpërmbajtje. Respektimi i ligjeve duhet të prevalojë. Për të mos u zgjatur, refuzoj t'i futem brendisë. Nuk është KQZ që e ka këtë detyrim. A mundemi ne të refuzojmë një vullnet të tillë. Për mua është një sfidë që në rend dite kam dekretin e presidentit. Nuk e gjej me vend që mundem të drejtoj këtë debat. Ky nuk është një debat që duhet të bëhej në tavolinën e KQZ. Jam i detyruar të çohem".
Lajmi kryesor:
Shumica në KQZ injoron dekretin: Akt nul! Zguri braktis mbledhjen: Duhet t’i bindemi Presidentit (VIDEO)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
19 Nëntor, 12:42
-
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
18 Nëntor, 19:56