Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk i bindet dekretit të ri të kreut të shtetit për 13 Tetorin si datë të re zgjedhjesh lokale në Shqipëri, teksa të dy si Meta dhe opozita nuk e njohin 30 Qershorin. Për liderin demokrat vetëm largimi dhe dalja para drejtësisë e Edi Ramës bashkë me zyrtarët e tjerë socialistë që akuzon Basha, e zgjidh krizën. Ai tha se  nuk bën asnjë marrëveshje me Edi Ramën. "Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën" tha ai.

Por, dekreti i ri duket se ka përçarë opozitën, pasi në përfundim të takimit me ish-shokun e partisë Ilir Meta, Petrit Vasili konfirmoi me kënaqësi se zgjedhjet administrative do të zhvillohen me 13 tetor, duke harruar të thotë se LSI pretendonte dorëheqjen e kryeministrit si kusht për të marrë pjesë. "Cicëriu prap Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezët, haji dhe të bëfshin mirë."-shkruan Vasili, nënkryetar i LSI-së në rrjetet sociale.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha
Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë process zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë.

Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën. Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq, por i denjë për një rrugëtim të bërë, më së shumti, në shoqërinë e kriminelëve. Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda.

Ai ka shkelur çdo standard, çdo vlerë dhe çdo rregull sado minimal demokratik. Ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë: është bërë ortak me krimin, në mënyrën më banale, më vulgare dhe më të pamëshirshme për popullin e tij.E ka bërë vetëm për një qëllim: për para dhe pushtet. Por paratë nuk do ta shpëtojnë më. Asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më. Natyrisht, Edi Rama ka ende mercenarë, shërbëtorë, interesaxhinj apo mbështetës naivë, që  vazhdojnë ta mbështesin duke mbyllur sytë para bashkëpunimit të tij me krimin.

Kishte të tillë në krah edhe në kohën kur e mbushi Shqipërinëme drogë dhe e kthyen në qendër europiane të krimit. Kishte prej tyre që e mbështesin, sepse mendojnë se shqiptarët janë të padenjë për demokraci, ndaj ju duhet një autokrat që t’i mbajë urtë. Edhe sot ka të tillë. Do të ketë të tillë edhe ditën që EdI Rama do të rrëzohet. Sic ka sot njerëz që ende duan Enverin apo sicc kishte dikur nga ata që Donin Babën.

Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën, sepse Edi Rama ka tradhëtuar popullin e tij. Ka tradhëtuar Shqipërinë. Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Ai përfaqëson vetëm interesat e një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gurpve kriminale. Edi Rama nuk do të mund të qendrojë dot në pushtet kundër interesit dhe vullnetit të popullit. Ata që mendojnë se populli do të mbajë një kriminel të kllounizuar dhe të diskredituar si Edi Rama, gabohen.

Por ikja e Ramës sot është, gjithashtu, në interes të integrimit të Shqipërisë në BE. Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria. Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon. Pa të, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kontribute pozitive Evropës. Këtë, tashmë, e dinë në ccdo kryeqytet të Evropës. Kllouni që bëri për të qeshur Evropën me veshjen dhe sjelljen e tij, tashmë është lakuriq si njeri i lidhur me krimin. Dhe në botën demokratike perëndimore ka vetëm një vend për politikanët e lidhur me krimin, burgu.