13 tetori/ Vasili-Ramës: Klloçka kryeministër mblidhi vezët! Salinjani: Nuk kishim problem datën

13 tetori/ Vasili-Ramës: Klloçka kryeministër mblidhi vezët! Salinjani: Nuk kishim problem datën

Pasi presidenti, Ilir Meta ditën e sotme deklaroi që data e re e zgjedhjeve lokale do të jetë më 13 tetor, kanë ardhur edhe reagimet e para nga radhët e opozitës.

Lëvizja e Metës vjen tre ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit që vetë ai dekretoi kohë më parë. Nga njëra anë opozita vijon të ngrejë tonet duke thënë se me 30 qershor nuk do të lejojë që të kryhen zgjedhje ndërsa nga ana tjetër mazhoranca thekson se zgjedhjet do të kryhen më 30 qershor pasi janë krejtësisht legjitime sipas asaj që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë. Dekretin për datën e re të zgjedhjeve Meta e shpalli pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Kujtojmë se presidenti Meta ka dhënë një datë të re zgjedhjesh që bie ndesh me Kushtetutën e vendin. Pikë së pari presidentit Meta i është rrëzuar edhe dekreti i parë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor  shpalli unanimisht të pavlefshëm dekretin e Metës, por pavarësisht kësaj presidenti ka shpallur 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve. Datë kjo që mesa duket po i pëlqen edhe opozitës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
Data e re e zgjedhjeve/ Salianji: Nuk kemi problem datën, por largimin e Ramës


Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me dekretin e ri të Presidentit, Ilir Meta, për të vendosur 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet lokale. Në një kohë kur  Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet e gatshme për dhe dakord me datën 13 qershor, PD me anë të ish-deputetit Ervin Salianji ka reaguar duke thënë se problemi për ta nuk është data e zgjedhjeve por largimi i Ramës.

Mesa duket Partia Demokratike po paralajmëron se nuk do të hynte në zgjedhje edhe sikur të kryheshin në një datë tjetër. Kështu edhe pse  në kundërshtim me Kushtetutën, dekreti i Metës për datën e re të zgjedhjeve do të 'digjej' nga PD.

Megjithatë Salianji pretendon se është kushtetuese dhe se PD kërkon kushte gare. Sipas tij zgjedhjet e 30 qershorit janë të PS  për të zgjedhur kryetarët e tyre.

Reagimi i plotë:

"Kërkesat tona janë të qarta. Problem për ne nuk është data e zgjedhjeve.  Problem për ne është blerja e votës dhe ne kemi kërkuar largimin e Ramës dhe qeverisë tranzitore. Vijojmë me takime. E sigurt është qe zgjedhjet e 30 qershorit janë të ps dhe të zgjedhin kryetarët e tyre. Dekreti i presidentit është në 13 tetor. Ka një datë të re sipas kushtetutës dhe presidencës. Ne po kërkojmë kushte gare. Cdo gjë që thotë Rama është tentative e dështuar. Thirrje të mos ketë përplasje me qytetarët në interes te Ramës." ka deklaruar Salianji.

Ora 16:40
Data e re e zgjedhjeve/ Vasili-Ramës: Klloçkë të bëfshin mirë vezët, zgjedhjet më 13 tetor

Pas vendimit të dekretit të ri nga presidenti Ilir Meta, i cili tha se zgjedhjet lokale do të mbahen më 13 tetor ka ardhur edhe një reagim nga radhët e opozitës.  Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili  i drejtohet kryeministrit Rama duke e cilësuar si  'klloçkë' dhe më pas shkruan se zgjedhjet do jenë në 13 tetor.

Reagimi i Vasilit vjen pas, postimit të Ramës në rrjetet sociale ku vijon të theksojë se data e zgjedhjeve (30 qershor) nuk do të ndryshojë.

Kujtojmë se dekreti i ri i Metës për zgjedhjet erdhi pas një takimi ditën e sotme me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.

"Cicëriu prap Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezët, haji dhe të bëfshin mirë."-shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Ndryshe nga sa kishin deklaruar më parë ku për ta nuk kishte rëndësi data e zgjedhjeve por largimi i Ramës, tashmë opozita, të paktën LSI është dakord me datën e re të zgjedhjeve që u vendos nga ish kryetari i tyre dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 27/06/2019 20:58

    O Saluanji trapi ,po kush te pjerdh ty ore legen .Cfar je ti qe thua te iki Rama.Te rryani dhe ti neser do kapesh sapunin prej mashtrimit me babalen legen.U bene funderrinat e Shqiperise te bejne politiken e saj.Shporru or pleher sa na neveritesh kur del.

    Përgjigju
  • Arben: 27/06/2019 18:49

    Uuuuuuu Vasili ashte mesu me nxe vezet e tjerve. .

    Përgjigju
    • Pjeter: 27/06/2019 20:37

      Hahaha normal o Vasil shkolle shumi,e keqja eshte se ajo kllocka jote ska veze per ti ngrofur,ju be sevda atyre te gjel Lulit ato te trasheguara prej Saliut,por ce do qe i dolen kllenja.Tani Vasil nuk ju ka ngel gje tjeter sa te besh sehir vezeve te rames.Shifi Vasil shifi sa zoq do te dalin.

  • i biri skernderbeut: 27/06/2019 17:36

    Ore ti vasillaqis , po ku i gjen kto fjal kaq te fryme n botox sic e ke dhe krytaren Monaliza ? po si mer pler e politikes , skllaf i ilir metes , servil dhe kadosh i Monalizes stvje turp per ket fjalor qe perdor dhe pa piken e etikes dhe te rrespektit ndaj 1 kryeministri dhe ndaj popullit qe ti ngjojn dhe ti lexojjn fjalet dhe pislliqet qe nxjerr nga goja ?!

    Përgjigju
  • Populli: 27/06/2019 16:55

    Ti kryehajdut e kriminel i CFO Petrit Vasili kllocken me veze e ke ne LSI e presidence dhe tek CFO-ja juaj e ndyre,jeni nje kryehajdut e kriminel qe vidhni qytetaret me cmime abuzive te ilaceve,jeni aq i pafytyre prandaj ju vuri vizen Amerika se populli u a ka vene me kohe.

    Përgjigju
  • Vlora: 27/06/2019 16:47

    Kur u be dhe Ciku te ka faj ky ... hahah

    Përgjigju
  • Qytetarja e indinjuar: 27/06/2019 16:46

    Duket teper i lumtur ne cmendurine e tij!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Populli: 27/06/2019 16:45

    E ke mare me revan shume ti Meta,kujdes se keto qe ben jane veprime kriminale, data 13 eshte date terse e do thyesh qafen keq,mos qesh shume ule pak vrapin qe ke marre se e ke per te zezen tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen