Dekreti i Nishanit për ‘Dibrën’, PS:
Ra pezullimi por jo pavlefshmëria 

Dekreti i Nishanit për ‘Dibrën’, PS:<br />Ra pezullimi por jo pavlefshmëria 
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e PS-së për të pezulluar efektet e dekretit të Bujar Nishanit për zgjedhjet në Dibër në 11 shtator.
 
Në një seancë të shkurtër që zhvillohet 5 ditë pas depozitimit të padisë, trupa Gjyqësore e Administratives ka rrëzuar kërkesën për masën e sigurisë që shoqëronte padinë kryesore të selisë rozë.
 
Por burime zyrtare nga selia rozë shprehen: “Partia Socialiste ka kërkuar "Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm, të Dekretit Nr.9716, datë 02.08.2016, te Presidentit të Republikës i cili është edhe thelbi i gjykim, gjykim i cili do te fillojë në muajin shtator për shkak të pushimeve të Gjykatës Administrative.
 
Gjithashtu paralelisht me kërkesë padinë ka paraqitur një kërkesë të dytë, "Kërkesë për Masë Sigurie" me anë të së cilës ka kërkuar "Pezullimin e zbatimit të aktit administrativ, Dekretit te Presidentit", kërkesë e cila ka një afat shqyrtimi prej 5 ditësh nga depozitimi.
 
Duam të bëjmë me dije se mospranimi i kërkesës për masën e sigurisë nuk cënon thelbin e ankimit të Partisë Socialiste, pra pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit, i cili do të shqyrtohet në muajin shtator, sapo Gjykata te rifilloje nga puna”.
 
Partia Socialiste padinë e saj e bazonte në nenet 108 dhe 111 të Kodit të Procedurës Administrative, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë absolute dhe pezullimin e efektit të dekretit të Nishanit.
 
Shpallja e datës së zgjedhjeve për bashkinë e Dibrës para se vendimi i gjykatës Kushtetuese të publikohet në fletoren zyrtare, shkel kushtetutën dhe kodin zgjedhor gjithashtu, sipas selisë rozë.
 
Presidenti me dekretin e tij të 2 gushtit pretendohet se ka shkelur nenin 132, pika 2, të Kushtetutës dhe nenin 10 të kodit zgjedhor.
 
Por duke qenë se bëhet fjalë për pushtet vendor, akti merr vlere administrative, ndaj PS iu drejtua kësaj gjykate.
 
Presidenti përcaktoi 11 shatorin për zgjedhjet në Dibër pasi në 1 gusht gjykata kushtetuese e quajti të vlefshme procedurën e ndjekur nga qeveria për shkarkimin e Shukri Xhelilit.
 
Xhelili vazhdon të mbetet në burg pas skandalit seksual të majit, ku u filmua teksa kërkonte favore seksuale nga një 20 vjecare në këmbim të rritjes në detyrë.
 
Më 13 Maj ai u shkarkua nga qeveria , ndërsa 2 ditë më pas u arrestua. Vendime të cilin e ankimoi në gjykatë Kushtetues edhe të Lartë.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois