Ilir Meta u bë i pari president në historinë pluraliste që i kthen mbas Kuvendit buxhetin e shtetit duke mos e dekretuar atë.
Presidenti e bëri këtë veprim i ndikuar nga protesta e studentëve, të cilët kërkonin që buxheti për arsimin të rritej. Kreu i shtetit ja nisi Kuvendit për rishqyrtim ligjin e buxhetit, duke kërkuar që të reflektohej sa të ishte e mundur mbi kërkesat e studentëve.
Por burime pranë mazhorancës i thanë Report TV bëjnë me dije se ky dekret do të rrëzohet. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ja ka përcjellë këtë dekret për shqyrtim, komisionit përgjegjës, atij të Ekonomisë dhe Financave.
Ky komision do ta shqyrtojë brenda javës së ardhshme dhe të premten, në 21 dhjetor do të rrëzohet në seancë plenare me argumentin se buxheti është i balancuar.
Por kërkesat e studentëve kanë sjellë në Kuvend dhe disa propozime të tjera. Dy amendamente janë bërë nga LSI dhe ato do t'u nënshtrohen komisioneve parlamentare, e në fund fati pritet të jetë siç e njoftoi dhe vetë Edi Rama.
“Janë bërë për tu rrëzuar”.
Ndërkohë, këtë të diel, deputeti demokrat Luciano Boci ka propozuar ndryshime të tjera ligjore që sipas tij, plotësojnë kërkesat e studentëve. Boci kërkon që buxheti për ministrinë e arsimit të bëhet 5 % e prodhimit të brendshëm bruto, sikundërse kërkojnë edhe studentët.
Edhe kjo nisëm do t’i nënshtrohet procedurës parlamentare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes
27 Dhjetor, 17:52
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
Te lumte zoti Rama. Respekt
PërgjigjuTi hash kaken o Zeno
PërgjigjuFILLUAN VEPRIMET E HAKMARRJES NGA DIKTATORI RAMA DELET DHE RAMA DO VOTOJNE PER TE HEQUR QAFE KUNDERSHTARIN SO O BURRA PROTESTUES TE RREZOJME DIKTATORIN RAMA
Përgjigju