Dekreti për detin/ PDIU: Rama të tregojë marrëveshjen me Mitsotakis në shtator

Dekreti për detin/ PDIU: Rama të tregojë marrëveshjen me Mitsotakis në shtator

 Greqia i "dhuroi" vetes për Krishtlindje zgjerimin 12 milje në detin Jon dhe kjo ka sjellë edhe reagimin kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai i drejtohet kryeministri Edi Rama, duke i thënë që duhet t'u thotë të vërtetën shqiptarëve për marrëveshjen që ka bërë me Greqinë.

"Në ditën kur kremtohen Krishtilindjet dhe në një periudhë kur Greqia përballet me një frustrim popullor për shkak të pandemisë COVID-19, Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon deri në 12 milje.

Në 27 gusht 2020, Kryeministri Edi Rama shprehej se “e vërteta është e thjeshtë dhe se sipas konventave ndërkombëtare Greqia është në të drejtën e saj për t’u zgjeruar 12 milje në hapësirën e Detit Jon”. Populli me të drejtë e pyet sot Edi Ramën? Kjo është “e vërteta” që ti kishe menduar?

Ndërkohë, sjellim në vëmendje që opinionit publik që Neni 15 i “Konventës mbi të Drejtën e Detit” të Montego Bay qartëson  se “për të zgjeruar detin territorial, palët duhet të kenë arritur marrëveshje”.  Ndaj, Edi Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me Kryeministrin e Greqisë Micotaqis në shtator. Shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në këtë “darkë të gabuar” dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Shqiptarët sot duan të dëgjojnë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon dhe projekti ku parashtrohen këto pretendime.

Ne presim të dëgjojmë nga Edi Rama agjendën shqiptare të përfaqësimit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë,  informacionin mbi abrogimin e Ligjit të Luftës me Greqinë dhe ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

Deri tani Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka justifikuar pretendimet e palës greke. Kryeministri shqiptar nuk ka dëgjuar popullin e tij, opozitën, institucionin e presidentit dhe as ekspertët e çështjeve të detit. Ndërsa shqiptarët presin ndarjen e drejtë të hapësirës detare në Gjykatën Ndërkombëtare, nga shteti ynë ka një heshtje varri, që tregon qartë “marrëveshjen” e arritur mes dy palëve. Por, e vërteta që ndan Kryeministri me Greqinë për delimitimin e kufirit tonë, nuk është e vërteta e popullit shqiptar.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon bërjen fakt të agjendës greke për zgjerimin me 12 milje në ujërat e Detit Jon. Ne i thërrasim shqiptarët në protestë për të kundërshtuar këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit tonë detar dhe për të dhënë mesazhin që do të mbrojmë interesat kombëtare me çdo kusht", tha Idrizi.

Sot Greqia miratoi dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti. Mediat greke e interpretojnë këto lëvizje si  një mesazh drejtuar Turqisë. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.


Lajmi kryesor:

Miratohet dekreti/ Greqia i 'dhuron' vetes për Krishtlindje zgjerimin 12 milje në detin Jon! Mediat greke: Mesazh Turqisë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Buçit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Buçit