Miratohet dekreti/ Greqia i 'dhuron' vetes për Krishtlindje zgjerimin 12 milje në detin Jon! Mediat greke: Mesazh Turqisë

Në Greqi ditën e Krishtlindjes është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.

Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti. Mediat greke e interpretojnë këto lëvizje si  një mesazh drejtuar Turqisë. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

"Qeveria Greke i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në ishujt Jon dhe Jon në Kepin Tainaro në Peloponez", thuhet nw raportin e Protothema. 

Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Siç theksojnë Këshilltarët e Shtetit, në projekt dekret thuhet se "Republika Greke rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, e cila pasqyron një ligj  ndërkombëtar të drejtë ".

Zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon transformon të njëjtin rajon në një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), pra në një zonë detare, ku një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Në të njëjtën kohë, përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, thekson gazeta greke “To Protothema” duke shtuar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Për anulimin e së cilës ka pasur akuza të shumta dhe deklarata për ndërhyrjen e mundshme të Turqisë. Edhe vetë ish-komandanti i flotës detare turke e kishte pranuar ekzistencën e një raporti sekret që vendi i kishte dorëzuar Shqipërisë në lidhje me të.

Kujtohet se Diapontia është një kompleks prej 11 ishujsh që përbëhet nga tre ishuj më të mëdhenj dhe disa ishuj të tjerë në veri-veriperëndim të Korfuzit në një distancë prej 9-20 km nga ai. Ky kompleks ishull përbëhet nga Othonos, më i madhi nga ishujt Diapontia, Ereikoussa dhe Mathraki dhe ishujt e pabanuar Diakopo, Diaplos, Karavi, Kastrino, Lipso (ose Varka), Ostrakos, Plaka (ose Ankara), Plateia . Sipas projekt dekretit, 39 gjiret dhe limanët që ekzistojnë në zonë janë të mbyllura dhe janë tërhequr linja të drejta për të matur gjerësinë e zonës bregdetare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Dekreti për detin/ PDIU: Rama të tregojë marrëveshjen me Mitsotakis në shtator

 Greqia i "dhuroi" vetes për Krishtlindje zgjerimin 12 milje në detin Jon dhe kjo ka sjellë edhe reagimin kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai i drejtohet kryeministri Edi Rama, duke i thënë që duhet t'u thotë të vërtetën shqiptarëve për marrëveshjen që ka bërë me Greqinë.

"Në ditën kur kremtohen Krishtilindjet dhe në një periudhë kur Greqia përballet me një frustrim popullor për shkak të pandemisë COVID-19, Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon deri në 12 milje.

Në 27 gusht 2020, Kryeministri Edi Rama shprehej se “e vërteta është e thjeshtë dhe se sipas konventave ndërkombëtare Greqia është në të drejtën e saj për t’u zgjeruar 12 milje në hapësirën e Detit Jon”. Populli me të drejtë e pyet sot Edi Ramën? Kjo është “e vërteta” që ti kishe menduar?

Ndërkohë, sjellim në vëmendje që opinionit publik që Neni 15 i “Konventës mbi të Drejtën e Detit” të Montego Bay qartëson  se “për të zgjeruar detin territorial, palët duhet të kenë arritur marrëveshje”.  Ndaj, Edi Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me Kryeministrin e Greqisë Micotaqis në shtator. Shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në këtë “darkë të gabuar” dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Shqiptarët sot duan të dëgjojnë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon dhe projekti ku parashtrohen këto pretendime.

Ne presim të dëgjojmë nga Edi Rama agjendën shqiptare të përfaqësimit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë,  informacionin mbi abrogimin e Ligjit të Luftës me Greqinë dhe ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

Deri tani Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka justifikuar pretendimet e palës greke. Kryeministri shqiptar nuk ka dëgjuar popullin e tij, opozitën, institucionin e presidentit dhe as ekspertët e çështjeve të detit. Ndërsa shqiptarët presin ndarjen e drejtë të hapësirës detare në Gjykatën Ndërkombëtare, nga shteti ynë ka një heshtje varri, që tregon qartë “marrëveshjen” e arritur mes dy palëve. Por, e vërteta që ndan Kryeministri me Greqinë për delimitimin e kufirit tonë, nuk është e vërteta e popullit shqiptar.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon bërjen fakt të agjendës greke për zgjerimin me 12 milje në ujërat e Detit Jon. Ne i thërrasim shqiptarët në protestë për të kundërshtuar këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit tonë detar dhe për të dhënë mesazhin që do të mbrojmë interesat kombëtare me çdo kusht", tha Idrizi.

Sot Greqia miratoi dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti. Mediat greke e interpretojnë këto lëvizje si  një mesazh drejtuar Turqisë. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vdekje tradhtarve: 26/12/2020 01:40

    Unë po prisja që të flitet për qamerinë e jo të dhurojmë detin, është pasuri kombëtare e jo individuale, shumë gjak është derdhur për këtë Shqipëri edhe me gjak do të mbrohet po qe nevoja

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2020 23:55

    Tani kjo histori eshte nje /stinko/me shume te panjohura qe duhen sqaruar.Ne jemi te vetedijshem per te drejten qe kane shtetet nga traktati i Montego Bay,por Greqia duhet te jape sqarime.Ku eshte mesazhi per Turqine ketu,pasi Joni nuk eshte Egje?E dyta-A jane te njejtat kufij e sip.ujore qe u vune ne diskutim nga Gjykata Kushtetuese?E treta-Nese jane te njejtat,ose jo,a nuk duhej pritur per vendimin e arbirtrazhit nderkombetar.E katerta-Ashtu sic thote Idrizi,qeveria shqiptare dhe Rama duhet te japin disa shpjegime te tjera.

    Përgjigju
  • Gazmend K.: 25/12/2020 10:59

    Greqia mund të bëjë vetëm 12 milje nga Greqia kontinentale, jo nga ishujt. Nëse ndodh nga ishujt, është e sigurt që deti Egje do të digjet gjatë vitit 2021. Turqit do të vdesin por jo aq sa duhet. Ata do të bëjnë të njëjtën gjë nga Anadolli. OK?

    Përgjigju
  • Deti: 25/12/2020 10:42

    Edi Rama nuk mundet është shqipëtarë, por një tradhëtar i pa fytyr

    Përgjigju
    • Avni Rustemi: 25/12/2020 21:18

      Avni Rustemi na duhet dhe i rregullon pislliqet e 2009 mes putinit erdoganit sali viocidolit dhe berluskonit ku fitimtare deri tani jane greket

    • JamKushJam: 25/12/2020 14:09

      Avash @Deti se u bere pellgace. Ke nderru adres me tradhtarllekun se e kane bo ata qe te paguajne te vjellesh vrere. Po mendoju pak o derbardh per ato qe llomotit me shkrim, se marrveshjen 12 milje e nenshkroi Saliu plak me Gjumemadhin Lulushke dhe xhuxhmaxhin Like. Po nje m#t te madh do hane pa u shqyrtuar ceshtja ne gjukaten e Hages per vijen e “ishujve” ku as peshq s’ka e jo me banore!!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit plan masash! Shtohen forcat e rendit në terren dhe monitorimi me kamera në rrugë

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit plan masash! Shtohen forcat e rendit në terren dhe monitorimi me kamera në rrugë