Zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër për të zëvendësuar Shukri Xhelilin po kthehen në konfliktin më të ri poltik e institucional.
Presidenti duket se ka dekretuar datën në kundërshtim me kushtetutën. Këtë e konfirmon vetë Gjykata Kushtetuese e cila në datë 1 gusht rrezoi kërkesën e Xhelilit për të kundërshtuar shkarkimin.
Burime pranë kësaj gjykate thanë për Shqiptarja.com se vendimet marrin vlerë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ato I referohen nenit 132 të kushtetutës që e thotë specifikisht këtë gjë.
Neni 1321. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare. Gjykata Kushtetuese ka vetëm të drejtën e shfuqizimit të akteve qëshqyrton.
2. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin.”Vendimi i marrë në datën 1 gusht 2016 nuk është publikuar ende, ndërsa botimi i fundit në Fletoren Zyrtare është ai i datës 3 gusht, ndërsa nuk përfshihet vendimi për ish-kryebashkiakun e Dibrës.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, publikimi i vendimeve në faqen zyrtare online nuk merr karakter ligjor, por janë thjesht informuese.
Me të njëjtin argument Partia Socialiste i kërkoi Presidentit të anulojë dekretin dhe të caktojë një datë tjetër për zgjedhjet e Dibrës,
Nga ana e saj Presidenca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndryshojë datën e zgjedhjeve duke e argumentuar dekretim me njoftimin zyrtar që i ka përcjellë Gjykata Kushtetuese. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Partia Demokratike sipas të cilës PS po mbron Xhelilin.
Shukri Xhelili vazhdon të mbetet në burg pas skandalit seksual të majit, ku ai u filmua teksa kërkonte favore seksuale nga një 20-vjeçare në këmbim të rritjes në detyrë.
Më 13 Maj, ai u shkarkua nga qeveria, ndërsa 2 ditë më pas u arrestua. Vendime të cilin ai ankimoi në Gjykatë Kushtetues edhe atë të Lartë. Të dyja kërkesat u rrëzuan njëra pas tjetrës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.2%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18