Dekretoi Fatmir Xhafaj Ministër
Nishani sulmohet nga të vetët

Dekretoi Fatmir Xhafaj Ministër<br />Nishani sulmohet nga të vetët
TIRANE-Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot shkarkimin e 4 ministrave dhe emërimin në vend të tyre të 4 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama, mes tyre dhe i shumëdiskutuari ai i Fatmir Xhafaj. 

Pritshmëritë se Presidenti i dalë nga e djathta nuk do e dekretonte Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm kanë qenë të mëdha.

Presidenti Bujar Nishani priti deri në momentin e fundit të afatit kohor të përcaktuar që të bënte dekretimet, por para se t’i zyrtarizonte, një ditë më parë bëri një konferencë për shtyp ku justifikoi se përse do e dekretonte emrin e Fatmir Xhafaj, veprim i rrallë ky për Presidencën.

Duket se heshtja dhe hezitimi e Presidentit për ditë me radhë ka ndezur besimin dhe tek gazetarë e analistë që sot shprehen të zhgënjyer për dekretin e Presidentit Nishani

Zyrtarisht sot Presidenca ka listuar dekretet e Presidentit si mëposhtë:

-Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri
 
-Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj

-Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi
 
-Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka
 
-Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledar Çuçi

-Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Eduard Shalsi
 
-Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj
 
-Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu

 
Një ditë më parë gjatë konferencës për shtyp, Nishani shprehu rezerva për kandidaturën e Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm, por Kreu i Shtetit u shpreh se  nuk e refuzon dot për shkak të Kushtetutës, prandaj fjalën e fundit ia lë ka Kuvendit. 

Por dekretet e Nishanit nuk janë mirëpritur. I pari që kundërsulmoi dekretet ishte kryetari i PD, Lulzim Basha.
Në mbrëmje vonë të se dielës, kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e PD pasi Presidenti Nishani ka dekretuar 4 ministrat e qeverisë Rama.

 
“Zgjedhje pa opozitën dhe me Fatmir Xhafën minsitër të Brendshëm nuk do të ketë”. Ka qenë kjo deklarata e Bashës i cili iu kundërpërgjigj kryeministrit Rama, që theksoi me bindje se nuk do të plotësohet kërkesa e PD për qeveri teknike dhe se me 18 qershor do të ketë zgjedhje edhe pa opozitën.
 
"Me një akt atdhetar dhe Kushtetues, Presidenti i Republikës bëri paralajmërimin më të qartë për çdo shqiptar të përgjegjshëm, për të gjitha partitë, duke qëndruar në lartësinë e tij Kushtetuese, por edhe duke i bërë thirrje Edi Ramës dhe Ilir Metës të tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin dialogun politik me opozitën. Dialog i cili ka dhe do të ketë vetëm një teme. Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Basha.

Acarimi ndaj dekretit të Presidentit Nishani nuk mbaron këtu. Reagimi i tjeter në formë sulmi vjen nga gazetari prane PD-se, Çim Peka. Ai shkruan sot në rrjetin social Facebook, se nëse nuk bënte dot gjë, s duhet t’i kishte mbajtur me shpresë për 10 ditë demokratët.
"Nuk zhgenjeu si burokrat, por zhgenjeu si moral! Nqs nuk ke kompetence per dicka, duhet ta dish qe diten e pare. Pas pese vitesh ne detyre, nuk mund te kerkosh 10 dite kohe per te kuptuar se nuk ke te drejte te mos dekretosh. Me duhet ta pranoj se Bujar Nishani e filloi Presidencen si nje burokrat korrekt dhe po e mbyll si i tille. E megjithate, ne fund nuk arriti ti afrohej moralit te atyre qe ka dekoruar e respektuar gjate mandatit te tij, moralit te atyre qe u pushkatuan pse nuk pranuan te respektojne kushtetuten dhe ligjet e kohes. Ato te diktatorit Hoxha. A mundej sot Nishani te bente vetem pak nga ajo qe beri Hafzi Nela e te tjere qe vete dekoroi? Te zgjidhte moralin mbi ligjin (i cili eshte i paqarte) ne muajin e fundit te mandatit te tij? Mundej por nuk e beri. Ne situata kritike per nje komb, morali eshte me i rendesishem se ligjet e miratuara dhe arnuara nga kasta.... Bujar Nishani nuk zhgenjeu si burokrat por zhgenjeu si moral”.

Nderkohe nje status plot ironi vjen nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, ku dhe ky i fundit nuk harron ti kujtoje, 'Moralin', Presidentit.

Zoti President, të lutem DEKRETOJE Fatmir Xhafën!
DEKRETOJE sepse "fatmir xhafa" e ka fituar me disa etapa publikisht të njohura, betejën ligjore dhe morale në këto 27 vite, me ndihmën e paçmuar të një shoqërie INDIFERENTE deri në krim, ndaj krimeve të diktaturës!
DEKRETOJE sepse "fatmir xhafa" u ndalua me ligj të ushtronte funksione publike, 2 herë në këto 27 vjet: 
- në 1995 me ligjin "anti-genocid" dhe,
- në 2008 me ligjin e "Lustracionit"
DEKRETOJE sepse në të dyja rastet, "fatmir xhafa" në një betejë publike, ligjore e morale, ia dha vetes të drejtën ME LIGJ në 1998, dhe ME VENDIM GJYKATE KUSHTETUESE në 2008, që të vazhdojë të sundojë viktimat e tij, dhe e bëri para syve indiferentë të të gjithë shoqërisë...
DEKRETOJE sepse asnjë nga ata që sot flasin, opinionojnë, analizojnë, politologojnë ku të munden, atëherë nuk foli, sepse "aksh ambasador që s'e donte Saliun" apo "aksh interes që po thyente Saliu" nuk i lejonte të shihnin anën MORALE të çështjes... dhe sot është po ashtu e asgjë nuk ka ndryshuar....
DEKRETOJE sepse ky vend "fatmir xhafa" ka në çdo zyrë të shtetit, veçanërisht në Polici, Prokurori e gjykata, dhe ekskluzivisht kur PPSH rikthehet në pushtet o me pushkë, o me pare po kurrë me votë të lirë, dhe i kënaq të gjithë me "SHTET"....
DEKRETOJE, sepse ke vetëm dy zgjidhje:
- të jesh me moralin që në 27 vjet ka dëshmuar kjo shoqëri, 
Ose
- "me Saliun" i cili më rezulton të jetë i vetmi që me kokëfortësi, në të dyja herët që ka marrë pushtetin, është përpjekur që me ligj të ndryshojë standardin moral të kësaj shoqërie...
Dhe Ju zoti President, jeni aty për të përfaqësuar "shoqërinë", jo "Saliun"!!", s
hkruan Strazimiri dhe ky status i tij ne Facebook shperdnahet nga nje tjeter eksponent i PD, Arben Ristani.

Presidenti pa menduar se sa do të inatoste 'të vetet', dekreton 4 ministrat duke i lënë fjalën e fundit, Kuvendit. Ditën e enjte do të mblidhet Kuvendit dhe do të jetë dita ku do te votohen dhe dekretet e Presidentit. 

Ndryshimet në qeveri erdhën pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, njëherëzi dhe kryetar i Partisë Socialiste. Sipas Ramës, largimet postet ministrore bëhen në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 18 Qershor.

dekretet ministrat
(Dekretet e Nishanit)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0