TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta u ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, prokurorit të përgjithshëm, KLP-së, KLGJ-së dhe ministrive të linjës, Shëndetësisë, Brendshme, Drejtësisë, por edhe ISHP-së, policinë dhe Avokatit të Popullit duke kërkuar informacion se cfarë është bërë për porositë që dha pas dekretimit të ndryshimeve në Kodin Penal për pandeminë nga COVID-19. Kreu i shtetit thotë se deri tani nuk ka asnjë informacion se kërkesat e tij janë plotësuar.
"Deri më sot, nuk kemi administruar informacion zyrtar se si është punuar nga ana juaj në këtë drejtim, por sjell në vëmendjen tuaj edhe një herë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim mes institucioneve shtetërore përgjegjëse" shkruan ai. Por cilat janë porositë që la Ilir Meta për institucionet?
Presidenti kërkoi që para se ligjit të futet në fuqi, plotësimin e kuadrit ligjor dhe realizimin e një fushate informimi. Sipas tij, fushata e informimit duhet të përfshijë edhe normat e reja penale; pushteti vendor dhe qeveria, vijon më tej Meta, duhet të rrisin kapacitetet e tyre për t`iu përgjigjur në kohë kërkesave dhe nevojave më jetësore të shtresave më në nevojë dhe sidomos të pensionistëve, të cilëve iu është kufizuar liria e qarkullimit.
Por mbi të gjitha, Presidenti kërkon që njoftimi i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i personave të diagnostikuar, karantinuar apo izoluar, dhe të afërmve të tyre dhe personave të tyre të kontaktit, të jetë i dokumentuar. Ndryshimet u miratuan në 16 prill, u dekretuan nga Presidenti në 22 prill, në datë 24 po të këtij muaji u botuan në Fletoren Zyrtare dhe pas 15 ditësh futen në fuqi, pra në 7 maj.
Ndryshimet e bëra në Kodin Penal për COVID-19
Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse
Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia
Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda
Ik o loqe me gjithe porosite e tua. Nuk ta var njeri dhe ske cte besh edhe rri e nxjerr ndonje karllik. Ik se nuk e rruan njeri per ty. Porosite e leshit qe jep ti
PërgjigjuIk mer kembepleh i gramozrruçit@edishaldhjerit kryeminister. Ik mer grabites,vrases,perdhunues,dilenxhi i pasosur dhe zeju gryken rruçrames me shukun pd te monikes. Mos na dilni ma parasysh edhe virtualisht. Jini te mallkuar qe nga ata qe ju kane sjelle ne jete e deri te ata qe kini sjelle ne jete. Meqërrufë te papam.
Përgjigju