Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19: I mbështes, të plotësohet kuadri ligjor dhe të informohen qytetarët (VIDEO)

TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan të enjten për COVID-19 dhe për dhunën në familje. Mesditën e sotme kreu i shtetit e njoftoi vendimin përmes një konference për mediat, ku u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19 ishin të nevojshme për shkak se nuk dihet sa do të zgjasë pandemia, ndërsa kishim boshllëk ligjor. Por Presidenti kishte disa kërkesa për institucionet.

Ai u shpreh se është e domosdoshme që përpara hyrjes në fuqi të këtyre dispozitave të reja në Kodin Penal, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komiteti i Ekspertëve dhe Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, duhet të vlerësojnë plotësimin e kuadrit ligjor apo nënligjor që lidhet drejtpërdrejtë me aplikimin e legjislacionit penal, si dhe përcaktimin e qartë dhe shterues të listës së sëmundjeve infektive të rrezikshme, që lidhen me zbatimin e masave të jashtëzakonshme, procedimin administrativ apo penal.

Gjithashtu Presidenti Ilir Meta kërkoi që të bëhet një fushatë informuese për qytetarët dhe sidomos për personat e prekur për ndryshimet në Kodin Penal. "Të gjitha kufizimet, masat e veçanta apo rregullat, shkelja e të cilave sjell sanksione administrative e më pas penale, të nxjerra nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave apo çdo organ tjetër i ngarkuar nga ligji, duhet t`i nënshtrohen një fushate të gjerë e të vazhdueshme informimi publik, përpos botimit të detyrueshëm dhe brenda afatit në Fletoren Zyrtare; Fushata e informimit duhet të përfshijë edhe normat e reja penale. Njoftimi i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i personave të diagnostifikuar, karantinuar apo izoluar, dhe i të afërmve të tyre dhe personave të tyre të kontaktit, duhet të jetë i dokumentuar" tha ai.  

Një tjetër kërkesë e kreut të shtetit ishte edhe miratimi i udhëzimeve mes institucioneve. "Një bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është i domosdoshëm, për hartimin e udhëzimeve integrale që do të orientojnë Policinë e Shtetit, prokurorët dhe gjyqtarët për aplikimin e dispozitave të reja të Kodit Penal, bazur në kritere të qarta teknike dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi.  Miratimi i këtyre udhëzimeve dhe publikimi i tyre, duhet t`i paraprijë hyrjes në fuqi të dispozitave të reja të Kodit Penal, për të patur një zbatim objektiv, në përputhje me parimet kushtetuese dhe me rrethanat që kanë diktuar miratimin e këtyre normave të reja penale në këto momente' përfundoi Meta.

Ndryshimet e bëra në Kodin Penal për COVID-19
Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse
Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia
Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Amnistia fiskale/ Meta: Do të flas herë tjetër, jo tani

Presidenti Ilir Meta nuk pranoi sot që të komentonte nismën e shumicës për amnistinë fiskale dhe penale. "Për çështjen e amnistisë nuk mendoj se është ky momenti për të dhënë një vlerësim, pasi kemi të bëjmë më shumë më një iniciativë më shumë të bërë publike, por pa një relacion dhe argumentim të qartë.

Në një kohë të dytë do të më duhet të mbajë një qëndrim të qartë dhe shterues për këtë çështje. Aktualisht, shqetësimi i të gjithëve është menaxhimi i situatës së pandemisë nga pikëpamja e shëndetit" tha ai.  

Ora 12:40
A po i jep situata e COVID-it qeverisë më shumë pushtet? Meta: S'besoj se është koha...(VIDEO)

I pyetur se si po e menaxhon qeveria këtë situatë nga COVID-i dhe a mendon se po i jep më shumë pushtet, Presidenti Ilir Meta tha se nuk beson se është koha për të përdorur apo keqpërdorur situatën për këtë qëllim, duke shtuar se veprim i tillë do të ishte me kosto të mëdha, për këdo që e përdor.

"Shqetësimi im besoj dhe i juajiështë shëndeti i çdo qytetari, dhe shëndeti i ekonomisë sonë kombëtare, se nga kjo varet shëndeti i ekonomisë familjare dhe personale i çdo qytetari.

Nuk besoj se është koha për të përdorur apo keqpërdorur cilindo, për qëllime pushteti në një krizë të tillë, pasi padyshim, që do të ishte tepër e papërgjegjshme dhe me kosto të madhe për cilindo, që përpiqet ta përdorte, ose keqpërdorte" tha ai. 

"Lidhur me çështjen e Konventës, kjo është një praktikë që njihet edhe nga vetë Këshilli i Europës në raste të caktuara, kur për një arsye madhore një vend anëtar ndërmerr kufizime të imponuara.

Por sigurisht që besoj se edhe Këshilli i Europës, edhe Komisioni i Venecias e kanë bërë të qartë se nuk duhet kurrsesi abuzuar me situata të tilla për të dëmtuar parimet kushtetuese, për të cenuar të drejtat kushtetuese dhe prandaj unë e çmoj shumë të domosdoshme rritjen e transparencës dhe të frymës bashkëpunuese.

Sa më shumë transparencë, aq më shumë konsensus, aq më shumë mirëkuptim. Nëse nuk garantohen standardet e domosdoshme të mbrojtjes së shëndetit në kushtet aktuale,  të cilat duhet të verifikohen nga ekspertët konkretë, aktivitete të tilla nuk duhen të lejohen dhe sipërmarrje të tilla dhe punonjësit duhet të mbështeten nga ana e qeverisë" tha Meta.

Ora 12:35
Meta si PD-ja: Të rriten testimet dhe të mbyllen fasoneritë nëse nuk garantohen kushtet

Presidenti Ilir Meta ishte në një linjë me Partinë Demokratike kur kërkoi rritjen e numrit të testeve dhe mbylljen e fasonerive nëse nuk garantohet siguria e punonjësve. Në konferencën për mediat që doli sot, kreu i shtetit kërkoi që nëse nuk garantohen standardet për mbrojtjen e kushteve të shëndetit në fasoneri atëherë këto aktivitete duhet të mbyllen dhe të mbështeten nga qeveria.

"Sa i takon çështjes së ditëve të fundit dhe të lajmeve shqetësuese që kanë ardhur kryesisht nga Kruja apo edhe nga Kurbini, është me mjaft rëndësi të respektohen kudo distancat sociale dhe të ketë kudo standarde të detyrueshme nga institucionet e shëndetit publik për çdo lloj aktiviteti. Çdo lloj nënvlerësimi do të ishte me kosto të jashtëzakonshme, pasi këto sakrifica që janë bërë për javë të tëra mund të shkojnë dëm dhe kjo do të jetë një kosto shumë e shtuar edhe financiare, edhe ekonomike, por edhe psikologjike për të gjithë qytetarët.

Kështu që duhet përqendrim më i madh në këtë drejtim për të parandaluar krijimin apo shpërthimin e vatrave të reja në mënyrë të paparashikuar. Nëse nuk garantohet standardet për mbrojtjen e kushteve të shëndetit aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit duhet të mbështeten nga qeveria" tha ai.

Ndërsa sa i përket testeve, Ilir Meta tha se duhet të rriten në mënyrë që të jemi më të qetë për vendimet që do të marrim për zhbllokimin e kësaj situate ekonomike, sociale, pasi problemet sa vijnë dhe bëhen më të mprehta."Së dyti, nga suksesi apo përmirësimi i kësaj situate do të varet edhe rihapja e ekonomisë gradualisht dhe të gjitha aktivitetet që do të ndodhin në mënyrë të sigurt, të qëndrueshme dhe të pakthyeshme pas, kështu që këtu duhet të jemi të përqendruar.

Së këtë drejtim dua të theksoj se është e rëndësishme të mos nënvleftësojmë asgjë, të rrisim numrin e testimeve, të rrisim efikasitetin e gjurmueshmërisë, të rrisim aftësitë izoluese të të gjitha këtyre rasteve në mënyrë që të jemi më të qetë për vendimet që do të marrim për zhbllokimin e kësaj situate ekonomike, sociale, pasi problemet sa vijnë dhe bëhen më të mprehta. Veç të tjerave është edhe çështja e arsimit, e vitit shkollor, kështu që mendoj që këtu duhet të përqendrohemi më shumë për momentin" tha Meta.

Ora 12:31
Meta: Dekretoj ndryshimet në Kodin Penal për dhunën në familje, por kam disa rezerva (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në Kodin Penal sa i përket dhunës në familje, edhe pse është shprehur se ka disa rezerva.  

"Duhet t'i nënshtrohen një fushate të gjerë informimi publik. Duhet të rrisin kapacitete e tyre për t'u përgjigjur kërkesave në nevojë, rritje numrit të testimeve duhet të jetë qëllim i qeverisë. Edhe ndryshimet e tjera që trajton dhunën në familje, shihet me rezervë subjektet e shtuara në dispozitë. Të rritet transparenca dhe rritjen e shtresës në nevojë", tha Meta.

Ora 12:29
'Teste me çmime më të larta se tregu'! Meta komenton akuzat e opozitës: Kufizimet i imponon pandemia, duhet transparencë

Presidenti Ilir Meta nuk ka zgjedhur që të bëjë komente lidhur me akuzat e opozitës se qeveria ka blere teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu. Ai shtoi se në një situatë të tillë pandemie, thelbi është transparenca. "Lidhur me shqetësimet që ka ngritur opozita, unë dua të vlerësoj që këto kufizime, që imponohen për shkak të një pandemie globale,duhet të shërbejnë vetëm për të rritur përgjegjshmërinë në menaxhimin e kësaj krize dhe mënyra më e mirë për të rritur këtë përgjegjshmëri, por edhe efektivitetin e këtyre masave, është rritja e transparencës.

Aq më tepër që kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për çdo veprim apo mosveprim, me përgjegjësi apo pa përgjegjësi, me transparencë apo jo nga të gjitha institucionet përfshirë edhe qeverinë apo pushtetin vendor. Unë mund të apeloj vetëm për t’u rritur transparenca, për t’u respektuar ligjshmëria e të gjitha akteve dhe e të gjitha veprimeve, për të mos lejuar asnjë spekulim dhe sigurisht që është dhe detyra e organeve të drejtësisë të flasin për akuza konkrete dhe unë i inkurajoj në këtë drejtim", tha Meta.

Ora 12:27
Riatdhesimet, Meta: Qeveria ka marrë masa, por duhet të bëjë më shumë (VIDEO)

Lidhur me karantinimin e shqiptarëve që po kthehen nga jashtë vendit dhe ankesat mbi pagesat, Presidenti Ilir Meta u pyet përse nuk përdoret shtëpia e pushimit të ministrisë së Mbrojtjes për qëndrimin e tyre, ndërsa u shpreh se vendimi u takon autoriteteve. "Besoj se kam qenë i qartë në të gjitha qëndrimet e mia prej kohësh, që shteti shqiptar duhet t’i përmbahet detyrimeve të veta ndaj të gjithë shtetasve, të cilët dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre. Kemi patur disa vështirësi në këtë drejtim, qeveria ka marrë disa masa, por besoj se duhet të marrë edhe më shumë për të plotësuar kushte sa më të pranueshme për të garantuar karantinimin e tyre në të gjitha mjediset që do të vlerësohet më e mundshme, kjo në varësi edhetë rrethanave gjeografike dhe fizike, se nga vijnë ata apo paraqiten në kufirin nga hyjnë për në Republikën e Shqipërisë.Në këtë drejtim duhet bërë edhe më shumë dhe shpresojmë në ditët që vijnë të merren masa më të plota. Nuk mund të them se ku duhet të vendosen. Ajo që mund t’ju them është që kushtet që unë i kam verifikuar vetë në Konvaleshencën e Ministrisë së Mbrojtjes janë optimale, por se kush do të trajtohet atje ky është një vendim që i takon autoriteteve të shëndetësisë në mënyrë të veçantë" tha ai.

Ora 12:25
Çfarë note i vendos Edi Ramës? Ja si përgjigjet Ilir Meta (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët në konferencën e sotme për shtyp se çfarë note i vendos qeverisë për mënyrën e menaxhimit të kësaj situate të krijuar nga COVID-19? Kreu i shtetit u përgjigj me diplomaci duke thënë se "Nuk ka ardhur akoma qershori, koha e provimeve".

Ora 12:24
Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19: Të plotësohet kuadri ligjor dhe të bëhet fushatë informimi (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan të enjten për COVID-19 dhe për dhunën në familje. Mesditën e sotme kreu i shtetit e njoftoi vendimin përmes një konference për mediat, ku u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19 ishin të nevojshme për shkak se nuk dihet sa do të zgjasë pandemia, ndërsa kishim boshllëk ligjor. Por Presidenti kishte disa kërkesa për institucionet.

Deklarata e plotë e Presidentit
Si Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, kam dekretuar shpalljen e ligjit nr. 35/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shpallja e ligjit u vlerësua e nevojshme në situatën pandemike që po kalon vendi ynë, për arsye se kohëzgjatja, pasojat, apo mundësia e ripërsëritjes së një situate të tillë, mbeten ende të paparashikueshme. 

Kam ndjekur nga afër shqetësimet e bëra publike nga aktorë të ndryshëm mbi propozimin dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal. 

Shmangia e procedurave të përshpejtuara në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, nuk është një kërkesë vetëm formale kushtetuese, që duhet të respektohet nga komisionet e përhershme parlamentare dhe seanca plenare. 

Përkundrazi, është një kërkesë kushtetuese që në thelb kërkon kryerjen e ndryshimeve në ligje të rëndësishme, me një konsultim dhe konsensus të gjerë. 

Ndaj dhe Institucioni i Presidentit të Republikës, iu përgjigj kërkesës për bashkëpunim dhe konsensus nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë, për ndryshimet në Kodin Penal. 

Diskutimi i gjerë tekniko- juridik,  ka çuar në përmirësime thelbësore të produktit të votuar nga Kuvendi.

Nisur nga këto zhvillime, nga kjo gjendje e fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi, por mbi të gjitha, për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal sa i përket trajtimit të veprimeve që kryhen me dashje dhe qëllimin kriminal për përhapjen e sëmundjeve infektive, Presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe Qeverisë që mbrojtja e shëndetit publik të garantohet edhe nga normat penale, përpos atyre administrative, duhet mbështetur. 

Presidenti i Republikës konstaton se mes draftit të propozuar nga deputetët, atij të miratuar në Komisionin përgjegjës për çështjet ligjore, dhe përmbajtjes së ligjit nr. 35/2020 të miratuar në seancë plenare, ka ndryshime thelbësore pozitive, të cilat kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të Avokatit të Popullit, shoqërisë civile, ekspertëve të së drejtës dhe të Institucionit të Presidentit të Republikës, që lidheshin veçanërisht me:
Llojin dhe masën e dënimit penal në përputhje me parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike;
Qartësimin e veprimeve apo mosveprimeve që ngarkojnë me përgjegjësi penale;
Aplikimin e sanksionit penal, në mënyrë të përshkallëzuar, vetëm pasi të jetë aplikuar më parë sanksioni administrativ;
Përcaktimin në mënyrë të qartë të përgjegjësisë penale në rastin e përhapjes së sëmundjes infektive të përfshirë në listën e sëmundjeve infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin sipas ligjit të posaçëm, vetëm për veprime të kryer me dashje dhe nga personat e diagnostifikuar si mbartës të saj;
Saktësimin e rrethit të subjekteve, duke bërë që norma penale të aplikohet vetëm mbi: 
personat “që janë paralajmëruar më parë me një masë administrative për respektimin e masave”, 
personat “e diagnostifikuar si mbartës”, apo  për personat “të cilëve u është njoftuar detyrimi i zbatimit të urdhërimeve nga organet kompetente”.

Këto përmirësime thelbësore të dispozitave, që kanë ulur dukshëm masat e dënimit si dhe evidentuar më qartë elementët dhe format e konsumimit të këtyre dy figurave të veprave penale, respektojnë më shumë parimin e sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.  Ndërkohë, Presidenti i Republikës vlerëson se është e domosdoshme që përpara hyrjes në fuqi të këtyre dispozitave të reja në Kodin Penal:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komiteti i Ekspertëve dhe Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, duhet të vlerësojnë plotësimin e kuadrit ligjor apo nënligjor që lidhet drejtpërdrejtë me aplikimin e legjislacionit penal, si dhe përcaktimin e qartë dhe shterues sipas ligjit nr. 15/2016 të listës së sëmundjeve infektive të rrezikshme, që lidhen me zbatimin e masave të jashtëzakonshme, procedimin administrativ apo penal;

Të gjitha kufizimet, masat e veçanta apo rregullat, shkelja e të cilave sjell sanksione administrative e më pas penale, të nxjerra nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave apo çdo organ tjetër i ngarkuar nga ligji, duhet t`i nënshtrohen një fushate të gjerë e të vazhdueshme informimi publik, përpos botimit të detyrueshëm dhe brenda afatit në Fletoren Zyrtare; Fushata e informimit duhet të përfshijë edhe normat e reja penale; Pushteti vendor dhe Qeveria duhet të rrisin kapacitetet e tyre për t`iu përgjigjur në kohë kërkesave dhe nevojave jetësore të shtresave më në nevojë dhe pensionistëve të cilëve u është kufizuar totalisht liria e qarkullimit;  Njoftimi i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i personave të diagnostifikuar, karantinuar apo izoluar, dhe i të afërmve të tyre dhe personave të tyre të kontaktit, duhet të jetë i dokumentuar.

Rritja e numrit të testimeve duhet të jetë qëllim i vazhduar i Qeverisë. Një bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është i domosdoshëm, për hartimin e udhëzimeve integrale që do të orientojnë Policinë e Shtetit, prokurorët dhe gjyqtarët për aplikimin e dispozitave të reja të Kodit Penal, bazur në kritere të qarta teknike dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi.  Miratimi i këtyre udhëzimeve dhe publikimi i tyre, duhet t`i paraprijë hyrjes në fuqi të dispozitave të reja të Kodit Penal, për të patur një zbatim objektiv, në përputhje me parimet kushtetuese dhe me rrethanat që kanë diktuar miratimin e këtyre normave të reja penale në këto momente.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S.P.A.K: 23/04/2020 13:35

    kush te mban aty mor plehr , nga taksat e popullit po hedh valle duke e vjedh e plackite kete vend per 30 vite .

    Përgjigju
  • Loni: 22/04/2020 15:03

    A mer legen e drodhe, kot sthon dridhe like. Pse ne kurriz te popullit do besh akoma pazar ti mo, te hani ju e te vuaj populli. Ju vraft zoti

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 22/04/2020 12:51

    Shqetesimi I Like Floririt eshte populli. Ik o Like se na hape barkun.populli te njeh ty dhe Bashen .po ben politik ne kohe epidemie qe ka gjunjezuar boten jo shqiperin.ik e bej shuren andej fshatari I skraparit. Hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë