Pak orë pasi Partia Demokratike depozitoi në Kryesinë e Kuvendit amendamentet për dekriminalizimin, kreu i opozitës Basha u takua në selinë blu me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
 
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 40 minuta. Burime në selinë blu thanë për A1Report se në fokus të bisedimeve ka qenë projektligji i dekriminalizimit, ku demokratët i kanë paraqitur ambasadorit Lu platformën e tyre.
 
Ndërkohë është ngritur edhe shqetësimi që ende në poste drejtuese janë persona me rekorde kriminale.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)