Dekriminalizimi, Bregu i kujton
Bashës si e ndihmoi Fleckenstein

Dekriminalizimi, Bregu i kujton<br />Bashës si e ndihmoi Fleckenstein
Deputetja e PD, Majlinda Bregu e njohur për qëndrimet kritike ndaj lidershipit të PD dhe shpeshherë e sulmuar nga segmente të caktuara brenda partisë më të madhe në opozitë sqaroi në 'E Diell' se përse nuk është dakord me bojkotin e zgjedhjeve.
 
Bregu është shprehur se mbështet protestën e PD, por është kundër Bashës në pikën e bojkotit zgjedhjeve.
 
PD nuk i ka bojkotuar zgjedhjet as në periudhat më të errëta të saj sikurse ishte viti '97.
 
Dhe është një parti e cila ka lindur për t'i dhënë mundësi shqiptarëve, që të zgjedhin një forcë politike që qeveris si një forcë politike nëpërmjet zgjedhjeve.
 
Dhe e dyta, unë nuk do të doja kurrë, e kam thënë dhe e përsëris që, një precedent i bojkotit të zgjedhjeve nga partia e opozitës para zgjedhjeve parlamentare, të përdorej nesër nga një parti tjetër opozitare.
 
Unë nuk e shoh asnjëherë mundësi bojkotin e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike. Pikë! Më e qartë se kaq
!” u shpreh ajo.
 
Majlinda Bregu kërkon që të dëgjohet edhe thirrja e eurodeputetit gjerman Knut Fleckenstein se nuk duhet të mendohet për bojkot, pasi rrezikohet integrimi.
 
Madje, Majlinda Bregu kujton bojkotin e parë të PD këtë mandat dhe dakordësinë që morën nga dy eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan për miratimin e ligjit të Dekriminalizimit.
 
"Unë vazhdoj ta konsideroj një mik shumë të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, madje e kam krijuar këtë përshtypje që në momentin e parë të takimit me të, i cili nuk daton tani, por në dhjetor të vitit 2013.
 
Asokohe PD kishte paraqitur në Parlamentin Europian një listë me pesë kërkesa si të domosdoshme për t'u plotësuar nga mazhoranca që ne t'i jepnim fund bojkotit parlamentar të 2013. Ju e mbani mend që ne ishim në bojkot.
 
Pasi jam takuar me Z.Kukan dhe Z. Fleckenstein të dy bashkë më pyetën dhe më thanë, krejtësisht normale siç ndodh në politikë, në pesë kërkesat që ju keni paraqitur, është pak e vështirë që t'i kërkojmë mazhorancës të plotësojë pesë kërkesa përnjëherë.
 
A keni ju çështje brenda këtyre që i konsideroni si më jetike dhe që ju japin dhe ju si opozitë mundësi për t'u kthyer në parlament? Dhe unë në fakt i thash pa hezitim, dekriminalizimi, sepse dekriminalizimi kishte filluar të jepte shenjat që në zgjedhjet e 2013 në përfshirjen e elementeve kriminal në politikë.
 
Të them të drejtën kam gjetur një dakordësi të menjëhershme dhe kjo është intuita e politikanëve, atyre që merren me politikë përcaktuar brenda pesë çështjeve që kishte paraqitur PD. Nuk ishte lehtësisht i realizueshëm dekriminalizimi.
Mendoni se duhet të merrej dakordësia e mazhorancës sepse ishte kërkesa jonë. Dhe aty jam ndarë nga ai takim. Dhe Knut Fleckenstein thotë ok. Në datën tre kam qenë unë në Bruksel. Më thotë se pas tre ditësh do të kem unë Kryeministrin Rama.
 
Do t'ia paraqesë edhe atij këtë kërkesë thotë, por në rast se ata bien dakord ju do të ktheheni në parlament? I thash se ky nuk është një vendim që e marrë vetëm unë. Por unë besoj se kjo është një çështje madhore. Unë do të kthehem sa të flas me kryetarin e partisë time. Kthehem dhe i them Bashës se kjo ka qenë biseda me Z.Kukan dhe Z. Fleckenstein.
 
Dhe sigurisht që na u duk një zgjidhje shumë e mirë. Nga ai moment pati një investim të fuqishëm dhe ishin këta të dy eurodeputëte të cilët investuan për t'i dhënë PD-së dhe për të mbështetur kauzën kryesore e cila sot vazhdon të mbetet një nga kauzat kryesore të PD.
 
Pikërisht procesin e dekriminalizmit që ende vazhdon të jetë problematik pavarësisht se është votuar
' deklaroi Bregu. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit