Pak orë pas ngritjes së strukturës me dy prokurorë që do të verifikoj zyrtarët objekt të ligjit për dekriminalizimin, kreu i akuzës Adriatik Llalla pas mesditë ka zhvilluar një takim me Presidentin Nishani. 

Ky takim është mbajtur pa praninë e mediave dhe burime për ReportTv bënë me dije se, është diskutuar dhe për Reformën në Drejtësi dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. 

Më herët Presidenti Nishani është takuar dhe me Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)