Europarlamentari Knut Flekenshtajn shpreson opozita dhe mazhoranca të vijojnë dialogun për dekriminalizimin e parlamentit e që opozita të mos bojkotojë Parlamentin. Gjatë një takimi në Bruksel me ministrin tonë të Brendshëm, Saimir Tahiri, eurparlamentari është njohur me çështjen e deputetit Armando Prenga.
Siç dihet, rikthimi i tij në Kuvend është kundërshtuar nga opozita. Lideri Basha ka deklaruar se largimi i tij dhe heqja e mandateve të deputeteve Kokëdhima, Suli e Leskaj, janë kushte për të pasur marrëdhënie normale me Parlamentin.
Nga ana e tij reporteri për Shqipërinë i ka kërkuar ministrit Tahiri ta informojë mbi këtë cështje. “ne ramë dakord që palët të vazhdojnë dialogun për deriminalizimin”. Sipas eurparlamentarit në Bruksel ekziston shqetësimi që ky ligj nuk do të zbatohet per shkak te mungesës se akteve nenligjore.
Nga ana e tij ministri Tahiri tha se zgjidhja lidhur me këtë cështje, është miratimi i akteve nënligjore. “Qeveria dhe maxhoranca kanë ndërmarrë aktet e duhura politike për të dënuar siç duhet aktin dhe për të bërë ç’është e mundur që ky shembull të kthehet, jo në një bojkot politik”, tha Tahiri duke iu referuar rastit Prenga.

Pas takimit, të dy zyrtarët e lartë dhanë një prononcim për mediat:
Pyetje: Ju jeni njohur me draftrezolutën për Shqipërinë e cila do të amendohet. Ka diçka që do t’i shtohet asaj?
Knut Fleckenstein: Mundet. Do e shoh me vëmendje. Ministri solli në vëmendje disa pika kyçe të cilat unë do i pasqyroj në raportim. Mendoj se raportimi rendit suksesin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe pse të gjithë biem dakord se shumë mbetet për të bërë. Më duhet të shoh nëse i kemi mbajtur shënim të gjitha pikat në mënyrën e duhur.
Pyetje: Nga ana tjetër, opozita po kërkon implementimin e ligjit të dekriminalizimit. Keni folur me përfaqësues të opozitës dhe a keni ndarë këtë pikë me ministrin Tahiri?
Knut Fleckenstein: I kërkova ministrit si është çështja e zotit Prenga, sepse kjo është një nga lajmet që na janë referuar për shembull. Ne ramë dakord që palët të vijojnë dialogun për dekriminalizimin. Sepse shqetësimi i këtushëm është që ky ligj nuk po zbatohet per shkak te mungesës se akteve nenligjore.
Gazetari: Është folur gjithashtu për mundësinë e një bojkoti parlamentar nga ana e opozitës. Cili është qëndrimi juaj mbi këtë?
Knut Fleckenstein: Shpresoj të mos ketë bojkot të Parlamentit por dialog mes palësh.
Ministri Tahiri: Bisedova me zotin Fleckenstein mbi reformat që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të reformimin të sistemit të sigurisë në tërësi. Por edhe mbi reformat e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria, të cilat garantojnë rezultate të qëndrueshme në kohë, në raport me luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.
Pyetje: Nuk ka lidhje drejtpërdrejt me ju por a u ndjetë ju në një pozitë të vështirë kur ju bënë pyetje lidhur me rastin “Prenga”?
Ministri Tahiri: Unë besoj që integriteti i klasës politike shprehur në ligjin “Për pastërtinë e figurës” (qoftë kur bëhet fjalë për ata që janë të zgjedhur, qoftë kur bëhet fjalë për ata që janë të emëruar) nuk është më çështje e preferencës politike, por është çështje e zbatimit të ligjit. Në këtë kuadër, çështja nuk është tek emrat konkretë, por te vullneti për të miratuar aktet nënligjore të ligjit. Në mënyrë që ne të vendosim një standard. Dhe ky standard t’i dedikohet kujtdo, e t’i bindet kushdo.
Zgjidhja në këtë rast nuk është një mision politik me emra të veçantë, por është miratimi i akteve nënligjore. Prandaj është opozita e ftuar në tryezën parlamentare: për të zgjidhur dhe miratuar sa më shpejt aktet nënligjore që do të bënin efektiv zbatimin e ligjit. Unë besoj kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem. Dhe duke iu referuar rastit konkret, PS dhe grupi parlamentar i PS, qeveria dhe maxhoranca kanë ndërmarrë aktet e duhura politike për të dënuar siç duhet aktin dhe për të bërë ç’është e mundur që ky shembull të kthehet, jo në një bojkot politik. Pra unë e shoh kërcënimin për bojkot, kur duhet të ishte e kundërta.
Pyetje: Po për takimin e mëngjesit me përfaqësuesit e vendeve anëtare?
Ministri Tahiri: Unë raportova disa nga prioritetet e punës së qeverisë Shqiptare me përfaqësuesit e vendeve anëtare. Konsideroj shumë të nevojshme marrjen e informacionit në raport me 5 prioritet që ka Shqipëria në kuadër të rrugës të integrimit europian. Është shumë e rëndësishme konceptualizimi i këtyre reformave, si domosdoshmëri për vendin dhe më pas për qytetarët, si hapa themelorë në kuadër të integrimit.
Mora mbështetjen e plotë nga të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare (gjithashtu edhe nga zoti Fleckenstein) për gjithçka kemi bërë deri më sot. Kjo e perceptuar dhe konceptuar jo si arritje në vetvete, por si nxitje e mjaftueshme për të bërë në të ardhmen gjithçka kemi bërë më parë.
/Shqiptarja.com

VIDEO