Dekriminalizimi, Islami: Protesta 
nëse nuk zbatohet marrëveshja!

Dekriminalizimi, Islami: Protesta <br />nëse nuk zbatohet marrëveshja!
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami, i ftuar ditën e sotme në studion e televizonit A1 Report, ka theksuar se nga ana e saj, opozita do të kërkojë në këtë sesion të ri parlamentar, respektimin e draft-rezolutës për dekriminalizimin e Kuvendit, ose në të kundërt do të ketë protesta, deri në mosbindje civile.

Deputeti i PD, sqaroi drejtimet në të cilat do të mbështetet puna e opozitës në këtë vit 2015, ku krahas dekriminalizimit, Partia Demokratike ka hedhur idenë edhe të testit anti droge për deputetët, politikanët, ministrat, punonjësit e administratës kyçe madje edhe gazetarët. Sipas Islamit, kjo është një praktikë që po shqyrtohet në shumë vende të zhvilluara, dhe vjen për të mos lejuar që në politikën shqiptare të ketë persona përdorues të drogës.
 
Sa i përket dekriminalizimit, Islami u shpreh se për këtë është ngritur Komisioni Hetimor i cili do të skanojë të kaluarën e të gjithë deputetëve në parlamentin shqiptar, dhe më pas do të caktohet se cili prej tyre ka mundur të kalojë këtë test të radhës ndaj tyre.
 
kastriot islami

“Testi i drogës po shqyrtohet në të gjithë vendet e botës. Argumenti është i thjeshtë, taksapaguesit nuk do të donin që taksat e tyre të shkonin për punonjës të administratës që janë përdorues droge. E dyta në kuadër të luftës ndaj drogës, nuk mund të kryhet në mënyrë efektive nga përdorues droge. PD e ka marrë këtë iniciativë për të kryer testin e drogës. Kjo shtrihet edhe për gazetarët, nëse duan të jenë vërtetë prezantues dhe raportues të së drejtës. Sa i përket kriminalizimit të parlamentit, është bërë deklaratë për një numër prej 19 vetash të mazhorancës. Nuk më takon mua të jap emër, por së shpejti do të ngrihet një komision hetimor për të skanuar të kaluarën e secilit sa i përket rekordeve kriminale, dhe mbi këtë bazë, do të përcaktohet se cili e kalon këtë lloj testi.” u shpreh Islami
 
Duke vijuar më tej, deputeti i selisë blu sqaroi se dy drejtimet e tjera në të cilën do të organizohet puna e opozitës këtë vit të ri parlamentar do të jenë problemet e qytetarëve që lidhen me krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e taksave. Ndërkohë një drejtim tjetër do të jetë edhe rendi dhe siguria, ku sipas tij, situata gjatë qeverisjes së majtë është përkeqësuar dhe siç u shpreh ai vihet re nga lënda eksplozive dhe atentatet e kryera gjatë kësaj kohe, si dhe laboratori i kokainës, i zbuluar dhe shkatërruar së fundmi nga policia në Xibrakë të Elbasanit.
 
kastriot islami

Më poshtë intervista e plotë e deputetit të PD Kastriot Islami dhënë për A1 Report:
 
Si mund të bëhet dekriminalizimi?
Ka një grup që po punon për ët gjitha veprimet. Së pari do të ngrihet komision hetimor. Gjeja e parë skanimi situatës, për ta parandaluar në të ardhmen do krijohen edhe ndalimi i kandidaturave kriminale.  Kërkohet një vullnet i qarte politik. Fronti i parë është dekiriminalizimi, si një nga drejtimet kryesore. Një drejtim tjetër ku do të ngulet këmbë është kontakti me qytetarët. Janë hallet e tyre, që lidhen me krizën ekonomike.

Përkthehet në protesta?
Shqipëria si shumë vende të tjera të cilat nuk ka institucione të konsoliduara, atëherë opozita u drejtohet qytetarëve dhe kjo shprehet me protesta. Nëse dekriminalizimi do pengohet, natyrisht do kërkohet mbështetja e qytetarëve për të shkuar në protesta, dhe për t’i treguar qeverisë se nëse nuk respektohet marrëveshja do të ketë protesta. Por do të ketë bashkëpunim me ndërkombëtarët për të shpjeguar të gjitha hapat e opozitës. Të vijmë në ccështjen e rëndësishme, që janë hallet me rritjen e taksave, rënien e aftësisë blerëse. Pra opozita e ka kritikuar rritjen e ccmimit të energjisë, dhe kjo ka prekur më rëndë pjesën e ulët të popullsisë. Pavarësisht se duket se po merren masa për rritjen e taksave ndaj bizneseve, barra po bie në qytetarët me të ardhura më të ulëta. E njëjta është edhe me ccmimin e naftës. Makia është bërë mjet pune, dhe kush ka të ardhura të ulëta, kanë filluar të rrëshqasin në nivelin e varfërisë. Unë bëj blerje shumë gjatë ditës, dhe është rritur numri i atyre që blejnë me listë. Sistemi po vjen drejt bllokimit për shkak të krizës ekonomike dhe mekanizmit të pagjetur nga qeveria. Ky do të jetë blloku i dytë, dhe mbi të gjitha ccështjet po zgjidhen mnë mënyrë policore. Janë prishur ndërtime me leje, apo në mënyrë selektive. E njëjta është bërë me energjinë. Lejohen të mos paguajnë njerëzit e qeverisë, ndërsa populli vdes burgjeve si rasti i Rrogozhinës. Fronti i tretë ka të bëjë me ccështjen e sigurisë. Vendosja e tritoli, fabrika e kokainës, të cilat kanë prishur sigurinë dhe kjo ka bërë që investitorët e huaj të tërhiqen. Ata vijnë ose nëse ka siguri, ose sistem taksash në favor, por nëse këto të dyja nuk janë, atëherë ato nuk do të vijnë. Mos ardhja e tyre do të thotë  rritje e papunësisë. Me sa shikoj, edhe pse japin pompime psikologjike, shikoj që të dhënat janë jopremtuese. Banka Botërore është shifër optimiste nga të dhënat që shikoj. Momenti i ndërprerjes së ndërtimeve dhe me masa policore, ka bërë që kjo të jetë pothuajse totale. Në fshatra ka grupe të vogla punëtorësh, që nga frika e kanë lënë këtë aktivitet. Sa i përket dekriminalizimt opozita është shprehur se janë 19 deputetë të mazhorancës. Ndërkohë PD ka kërkuar edhe testin anti drogë ndaj deputetëve.  Tek dekriminalizimi, opozita ka artikuluar se ka 19 deputetë me të dhëna kriminale. Është kërkuar që edhe deputetët të bëjnë testin e drogës.  Unë jam një nga ata deputetë që e kam kërkuar. Testi i drogës po shqyrtohet në të gjithë vendet e botës. Argumenti është i thjeshtë, taksapaguesit nuk do të donin që taksat e tyre të shkonin për punonjës të administratës që janë përdorues droge. E dyta në kuadër të luftës ndaj drogës, nuk mund të kryhet në mënyrë efektive nga përdorues droge. PD e ka marrë këtë iniciativë për të kryer testin e drogës. Kjo shtrihet edhe për gazetarët, nëse duan të jenë vërtetë prezantues dhe raportues të së drejtës. Për momentin jemi të interesuar për deputetët, ministrat dhe punonjësit në postë kycce. Do merret ekspertiza përkatëse, si mund të organizohet ccështja e testimit, dhe pastaj mund të vijë në formën e një ligij në parlament. Sa i përket kriminalizimit të parlamentit, është bërë deklaratë për një numër prej 19 vetash të mazhorancës. Nuk më takon mua të jap emër, por së shpejti do të ngrihet një komision hetimor për të skanuar të kaluarën e secilit sa i përket rekordeve kriminale, dhe mbi këtë bazë, do të përcaktohet se cili e kalon këtë lloj testi. Joseph Doll, është shprehur se jam shumë i shqetësuar që në vendet e Ballkanit, mbretëron oligarkia. Prandaj ne kemi insistuar që kjo të futet në linjë ligjore, dhe nëse nuk zbatohet do të ketë protesta qytetare, deri në mosbindje civile.

kastriot islami

Po sa i përket rendit dhe sigurisë?
Po të shikojmë me vëmendje kanë ndodhur shumë gjëra të rënda në Shqipëri. Por ajo që ka ndodhur është rasti i drogës me avion, nuk ka ndodhur kurrë më parë. dhe rasti më i randë, fabrika e kokainës, më e madhja në ballkan, tenton të ndërtohet në Shqipëri. Nëse Shqipëria ka qenë e cilësuar si vendi i prodhimit të marijuanës, tashmë Shqipëria është kthyer në një vend të prodhimit të drogërave të rënda, dhe që transportohen me avionë. Jo vetëm që nuk kemi vullnet për ta luftuar këtë gjë. Sa i përket fenomenit të tritolit, ai u bë për një farë kohe tema e ditës, dhe është kthyer sërish këto ditë. Rendi dhe siguria nuk ka fare përmirësim, por është e rëndëuar. Besoj në këtë aspekt edhe bizneset e huaja ndjehen keq në Shqipëri sa i përket rendit dhe sigurisë. Nuk shikoj ndonjë rritje të sigurisë dhe rendit, dhe kjo për shkak në pozicione kycce të policisë ka persona me të shkuar kriminale, dhe që nuk janë në gjendje të luftojnë trafikun e drogës. Lënda e parë ka ardhur nga Kolumbia, dhe është dashur të futet policia italiane ta kapë këtë sinjal, ndërkohë që lënda e parë këtu nuk është kapur. Policia po kap njerëz të thjeshtë për lidhje të paligjshme. Në aksin nga Korça në Elbasan kurrë nuk është kapur një rast i prodhimit të kokainës. Ka dy gjëra, ose ka paaftësi për ta kapur, ose mungesë vullneti. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve