Dekriminalizimi, ja politikanët
që kanë ndryshuar emrat në vite

Dekriminalizimi, ja politikanët<br />që kanë ndryshuar emrat në vite
Ish kryeministri i vendit Sali Berisha rrezikon humbjen e mandatit dhe burgun, pasi në formularin e vetëdeklarimit, të plotësuar në kuadër të dekriminalizimit e ka konsideruar veten të pastër, por ka bërë disa përjashtime.
 
I tillë është edhe ndryshimi i datëlindjes, ku ai nuk e ka shkruar në seksionin “gjeneralitete të mëparshme” por përveç kësaj ai ka bërë edhe një ndryshim me një vit të datëlindjes, duke thënë se ka lindur në vitin 1944 në një kohë kur datëlindja e saktë e tij është 1943.
 
Kjo është njëra nga arsyet e “djegies” së Berishës, pasi ai ka shkelur ligjin nr. 138/2015 “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet se formulari i vetëdeklarimit çka përbën dokument zyrtar dhe pasqyrimi i të dhënave të rreme në këtë formular përbën vepër penale dhe dënohet me burgim, sipas nenit 190 të Kodit Penal.
 
Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha në një statues në rrjetin social Facebook është përpjekut të ironizojë pasardhësin e tij e tij Edi Rama, duke u shprehur se ata që ndryshojnë emrin janë tranvestitë.
“Neveri, neveri, neveri! Burra qe nderrojne emrat jo nga deshira por se kane frike dhe turp nga bemat e tyre me emrin qe kishin. Travestite, jo ne kuptimin erotik, me ne krye Edvinin! Sb” shkruan ai në rrjetin social në Facebook

Por mesa duket Sali Berisha nuk është i informuar se edhe pasardhësi i tij në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndryshuar gjithashtu emrin. Më herët në gjendjen civile ai ka qënë i rregjistruar si Lulëzim Basha, ndërsa më pas emrin e bërë Lulzim, duke hequr një ë.
 
Kryeministri Edi Rama, i cili deri në vitin 2001, rezulton të këtë mbajtur emrin Edvin, më pas e ka ndërruar atë në Edi.

Ky ndryshimi i emrit nuk ka të bëjë me faktin se ai më herët ka pasur problem me ligjin, teksa motivet për këtë vendim duken më shumë estetike.


Sakaq zyrtari rekordmen për ndryshimin e emrit është mirditori Artur Bardhi, krybashkiaku i Kurbinit, i cili ka pohuar në formularin e vetëdeklarimit se e ka ndërruar plot katër herë emrin e tij. Ai fillimisht është quajtur Gentian Lila, më pas Altin Tanushi dhe në fund Gent Bushi.

Ndërkohë edhe kreu i republikanëve, aleati kryesore te Berisha, Fatmir Mediu, gjithashtu ka ndërruar gjeneralitetet, teksa më parë mbiemri i tij ka qenë Mehdihoxha.

Robet Bitri deputet i LSI-së në Fier më parë është quajtur, Albert Bitri, ndërsa Nard Ndoka, me herët ka mbajtur emrin Mark Ndoka. 

Deputeti socialist i Korçës, Ilir Xhajolli më herët e ka pasur emrin Ilirjan, por ka vendosur ta shkurtojë, ndërsa deputeti i LSI në Vlorë, Shkëlqim Selami më herët mbiemrin e ka pasur Selamini. 

Ndërkohë Elvis Roshi kryebashkiaku i parë i Kavajës deri në vitin 2002 ka mbajtur emrin Ervin Roshi, sakaq edhe qytetari i parë i Hasit, Adem Lala më herët është quajtur Dem Lala.


polikanet qe ndryshuan emrin
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës