Tirane- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të nisë verifikimin e thelluar për Tonin Marinaj, kryebashkiakun socialist në Malësinë e Madhe të cilën PD e akuzon se ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit. Sipas PD-së, në 2016 Prokuroria e Antimafias Italiane ka hetuar Marinaj si drejtues i një organizate kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale.
Vendimi u mor sot nga kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi.
“Kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Zef Marinaj, Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”
Për këtë arsye, me dokumentin e firmosur nga 16 deputetë të PD-së kërkohej fillimi i menjëhershëm i verifikimit të thelluar të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit. Emri i Tonin Marinajt ka dalë në një hetim të prokurorisë së Firences të 5 qershorit 2015. Në përmbajtje të këtij akti janë përshkruar provat mbi të cilat bazohet akuzat, të cilat kryesisht lidhen me përgjime telefonike në numrave dhe pajisjeve që kanë përdorur anëtarët e organizatës kriminale, e dyshuar si e drejtuar nga Tonin Marinaj.
Gjithashtu PD kërkoi referimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), për nisje të hetimeve për dyshimin e arsyeshëm të kryerjes së veprës penale të fshehejes së të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimitari të tjera kriminale.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe shkon në SPAK, Marinaj: S’kam lidhje me asnjë grup kriminal
20 Janar, 08:18