Dekriminalizimi, Kuvendi: Asnjë
zyrtar nuk rezulton i dënua

Dekriminalizimi, Kuvendi: Asnjë<br />zyrtar nuk rezulton i dënua
Kuvendi ka publikuar të dhëna në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit për subjektet që ngarkon ligji për depozitim si dhe administrimin, verifikimin e vetëdeklarimeve dhe zbatim të ndalimeve.

Ka qenë vetë Kuvendi që me anë të një kërkese, ka kërkuar zyrtarisht informacion nga Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore për të gjithë funksionarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë Kryetarit të Kuvendit. Përgjigja vlen për institucionet e pavarura që zgjidhen nga Kuvendi. 

Sipas Kuvendit, "nga përgjigjia e kësaj Drejtorie, rezulton se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjëndjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare".

"Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare përveç rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës që nuk janë pjesë e këtij ligji.

Pas një rikujtese shkrese dërguar DPGJC, është administruar së fundmi edhe pergjigjia nga kjo Zyrë, me verifikimin e përbërësve të të dhënave të Rregjistrit Kombëtër të Gjendjes Civile të vitit 2010, për të gjithë listën emërore të funksionarëve publikë, subjekt i këtij ligji pranë Kryetarit të Kuvendit
", thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Përmes kësaj përgjigje, Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile ka dërguar listën emërore të konsultuar me të dhënat e vetdeklaruara nga subjektet dhe ato që pasqyrohen në rregjistrat themeltarë (rregjistri kombëtar i shtetasve NCR) ku janë dhënë edhe ndryshimet përkatëse për ato raste që kanë rezultuar të tillë.

Nga struktura e posaçme e Kuvendit, janë verifikuar emrat nominalë të zyrtarëve të cilët kanë deklaruar ose jo ndryshime të përbërësve të gjëndjes civile.

Nga ky kontroll i strukturës , rezulton se shumë emra i referohen ndryshimeve të mbiemrit pas martesës apo dhe ndryshimit të mbiemrit si rrjedhoje e dekretit të Presidentit për marrje shtetësie si dhe korrigjimeve për shkak të gabimit material nga zyrat e gjëndjes civile. Këto ndryshime  janë të përputhura edhe me rregjistrin e gjëndjes civile të verifikuar nga zyra përkatëse e gjendjes civile.

Nga verifikimi i strukturës së posaçme, e krahasuar me të dhënat e zyrës së gjendjes civile, na rezulton se disa zyrtarë që kanë vetdeklaruar ndryshime të emrit apo mbiemrit në kohë të ndryshme më të hershme, nuk rezultojnë me ndryshime të tilla në Rregjistrin aktual referues të vitit 2010. Siç dhe arsyetohet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile, konsultimi i plotë i këtyre të dhënave vijon në zyrat përkatëse të gjëndjes civile ku ato figurojnë të rregjistruar.

Pas marrjes dhe administrimit të informacionit zyrtar shkresor nga Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore, informacioni i mbledhur me shpjegimet perkatëse për gjeneralitete të ndryshuara apo vendime të formës së prerë të marra jashtë Shqipërisë, në zbatim të ligjit 138/2015, procesi do të vijojë duke i dërguar edhe njëherë Zyrës së Gjëndjes Civile kërkesën për riverifikim për raste konkrete  si dhe Prokurorisë së Pergjithshme, me qëllim verifikimin e plotë të të dhënave të plotësuara në formularin e vetdeklarimit nga zyrtarët, subjekt të këtij verifikimi ligjor, për të vlerësuar të dhënat e administruara në përputhje me parashikimet e Vendimit nr.l7 /2016  të Kuvendit për ato zyrtarë që rezultojnë me identitet të ndryshëm apo nuk kanë deklaruar ndryshimet e raportuara sipas ZGJC dhe ata me vendime të gjykatave jashtë shtetit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari