Dekriminalizimi, Nishani: Jemi të
vendosur! PE: Duhet bërë më tepë

Dekriminalizimi, Nishani: Jemi të<br />vendosur! PE: Duhet bërë më tepë
TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani mbetet i vendosur për të zbatuar procesin e dekriminalizimit. Deklaratën Presidenti Nishani e ka bërë gjatë një takimi me Delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
 
Në përgjigje të interesit të eurodeputetëve lidhur me situatën e përshkallëzuar politike në vend, Presidenti vuri në dukje se progresi i reformave është ngushtësisht i lidhur me klimën politike dhe shoqërore.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës u shpreh se do të qëndrojë fort në mbështetje të parimeve dhe standardeve evropiane për dekriminalizimin e politikës, administratës shtetërore dhe të gjitha niveleve të vendimmarrjes së jetës publike, për luftën e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për avancimin e reformës në sistemin e drejtësisë, e cila ende nuk po njeh zhvillim me ritmet e duhura.

Duke iu referuar marrëveshjes politike të arritur mes forcave politike parlamentare me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, Presidenti Nishani siguroi anëtarët e delegacionit ndërparlamentar se do të vazhdojë të përdorë të gjithë autoritetin që buron nga Kushtetuta për të kërkuar zbatimin rigoroz dhe të paekuivok të Rezolutës së miratuar me konsensus në Parlamentin shqiptar.

nishani

Më tej Nishani shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe përsëriti mirënjohjen për angazhimin e Bashkimit Evropian, përfshirë Parlamentin Evropian, për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Duke siguruar se procesi i integrimit të vendit konsiderohet si një proces që u përket në radhë të parë institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, Kreu i Shtetit theksoi se ruajtja e fokusit dhe ndihmës së BE-së është kyçe për ecurinë e mëtejshme të procesit.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Delegacionit të eurodeputetëve vuri në dukje se Bashkimi Evropian ka pritshmëri shumë të larta për Shqipërinë, veçanërisht pas marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, duke theksuar se në radhë të parë mbetet përgjegjësi e autoriteteve shqiptare për të përmbushur 5 prioritetet si dhe për të zbatuar marrëveshjen që kanë arritur bashkarisht, e për të cilën është investuar dhe Parlamenti Evropian.

Ajo informoi se dy delegacionet parlamentare do të diskutojnë këto ditë rreth zhvillimeve në vend, dhe se në fund do të dalin me një deklaratë dhe rekomandime të përbashkëta që do t’i përcillen institucioneve respektive.

nishani

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi