Dekriminalizimi, prokuroria pas
7 muajsh përgjigjet për Brahon
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në datë 27 shkurt 2017 ka bërë kërkesën për verifikimin e Spartak Brahos, i cili në atë kohë ishte deputet dhe Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur se pas një verifikimi të plotë dhe të gjithëanshëm, Braho, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike.
Prokuroria e Përgjithshme pas kërkesës së
KQZ për verifikimin e të dhënave për ish-deputetin Spartak Braho, ka marrë vendimin, në të cilin thuhet se Braho nuk preket nga dekriminalizimi.
Në vendimin e siguruar nga Report Tv, i firmosur nga prokurja Rovena Gashi, thuhet se Braho nuk ka të dhëna për vendime penale të formës së prerë ose jo përfundimtare, apo vepra penale të tjera të kryera brenda territorit të Shqipërisë.
Gjithashtu në vendim thuhet se nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, Braho nuk rezulton ë jetë në kërkim ose hetim nga organet ligjzbatuese për kryerjen e ndonjë vepre penale.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në datë 27 shkurt 2017 ka bërë kërkesën për verifikimin e Spartak Brahos, i cili në atë kohë ishte deputet dhe Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur se pas një verifikimi të plotë dhe të gjithëanshëm,
Braho, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike.Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, Braho ka vetëm një gjobë prej 10 mijë lekë të reja për veprën penale të “Shpifjes”, e cila nuk përfshihet në ndalimet e caktuar në ligjin e dekriminalizimit.
Prokuroria me dy standarte, për Prengën kërkoi ndërprerje të mandatitNdërkohë që Prokuroria e Përgjithshme gjatë këtij viti ka kërkuar ndërprjen e mandatit të Armando Prengës me argumentin juridik se ishte i gjobitur.
Asokohe KQZ nuk e ndërpreu mandatin e Prengës, me argumentin se gjoba nuk ishte kusht për skualifikim.
Në atë kohë Prokuroria që pretendonte të kundërtën e asaj që thotë sot për Brahon, nisi hetim ndaj KQZ për shpërdorim detyre, duke mos i heq mandatin Prengës për një gjobë.
Dokumenti i sotëm qartëson një qëndrim me dy standarde të Prokurorisë për interpretimin e ligjit në dy raste të ndryshme.
(Vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e Spartak Brahos)
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12