Dekriminalizimi, PS-PD pranë
konsensusit për aktet nënligjore

Dekriminalizimi, PS-PD pranë<br />konsensusit për aktet nënligjore
TIRANË- Negociatat mes maxhorancës dhe opozitës për miratimin e akteve nënligjore që do t’i hapin rrugën zbatimit të ligjit të dekriminalizimit janë mbyllur për sot pas shumë orësh diskutime, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë më nevojë për të tjera, pasi është gjetur gjuha e përbashkët.

Këtë fakt e konfirmoi, deputeti socialist Taulant Balla i cili u shpreh besim plotë se nuk do ketë më nevojë për negociata pasi është arritur në një draft të vetëm.

“Nuk do kishte pas nevojë për negociata kaq të gjata nëse nga ana e PD nuk do kishte pasur një bindje që gjithë ai konsensu i arritur për ligjin duhet të kishte vlejtur edhe për përkthimin e ligjit në një vendim dhe më pas në shtojcat që e bashkëshoqërojnë. Jam besim plotë që me dëshirën tonë shumë të madhe që në gjithë këtë proces të ruajmë atë kosensus të arritur për ligjin, besojmë se kemi arritur në një draft dhe nuk do ketë më nevojë për negociata. Nesër në kuvend do kemi zbardhur të gjithë dokumentacionin për një vendim të kuvendit dhe më pas një formular deklarimi. E gjithë kjo tymnajë e bardhë do mbyllet nesër. Kemi rënë dakort për të gjitha, kërkohet një medim mbi ato që është dakortësuar me kolegët e PD,” tha Balla.



Menjëherë pas tij, ka dhënë një prononcim për mediat edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke deklaruar se nesër do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, ku do të punohet për një zgjidhje përfundimtare.

“Mesa duket gjithë kjo javë e fundit nuk pati vullnet, për zgjidhje, por sot për shkak të presionit të opozitës jemi në një situatë ku jemi drejt fundit. Janë pranuar një seri çështjesh, ka pak çështje që janë me rëndësi, për të cilat po punohet për t’i zgjidhur. Nesër sërish do të ketë mbledhje të këshillit të rregullores e mandatit. Me vullnet, këto kapërcehen për t’i dhënë zgjidhje akteve që do bëjnë efikas ligjin e dekriminalizimit,” tha Bylykbashi.

bylykbashi

Sipas tij mbetet i hapur debati për çështjen e largimit me ligj të deputetëve që plagosin, vrasin apo arrestohen në flagrancë. Ky është kushti kryesor.

Gjatë kësaj kohe  PS ka bërë 2 tërheqje të mëdha. E para lidhet me vetëdeklarimin e identiteteve të ndryshme të cilat deputetet e zyrtarët kanë pasur brenda dhe jashtë vendit.

Dhe e dyta me deklarimin e çdo rasti ndalimi ose arrestimi brenda dhe jashtë vendit nga policia. Në rast se konstatohet se deputeti e ka fshehur një fakt të tillë, për ndalime sado të parëndësishme, atëherë i rrezikohet mandati.

Ndërkaq palët mbeten të ndarë për kompetencat që do t’i japin prokurorisë në përafrimin e legjislacionit me shtete të tjera ku zyrtarët mund të kenë kryer shkelje ligjore ose krime.
 
Një çështje që ende nuk ka gjetur zgjidhje është dhe ndryshimi i ligjit të dekriminalizimit për ndërprerjen automatikisht të mandatit në rast se deputeti kapet në flagrancë, pa pritur një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Por këto çështje mund të gjejnë zgjidhje në seancën e së premtes, sipas kryeparlamentarit Meta.

Në orën 9.30 të së premtes do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të miratuar formularin e përbashkët të vetëdeklarimit. Ndërsa séanca e cila këtë të enjte nuk u konsiderua e mbyllur, do të vijojë punimet dhe të premten kryesisht për të miratuar dhe konsensusin e shumë pritur.
 
 Dekriminalizimi, PS-PD ende negociata për aktet nënligjore
Pas shumë orësh negociatash politike mes maxhorancës dhe opozitës nuk është arritur përfundimisht konsensusi politik për aktet nënligjore për dekriminalizimin. Negociatat, ku PS përfaqësohej nga deputeti Taulant Balla dhe PD nga deputeti Oerd Bylykbashi, ndërprenë edhe punimet e seancës plenare.
 
Pas diskutimeve të gjata në tryezë është gjetur dakortësia për shumë nga çështjet që ndaheshin palët deri në momentin e fundit. Mësohet se palët kanë rënë dakort që kryeministri dhe ministrat që kanë dorëzuar mandatin e deputetit të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, propozim që u kundërshtua në projektin fillestar të maxhorancës .
 
Po ashtu është rënë dakort që pyetjet të jenë të hapura për vetëdeklarimin. Ndërkaq burimet thanë se palët nuk janë dakortësuar për sa i përket deklarimit te emrave të zyrtarëve të cilët kanë figuruar me më shumë se një emër.
 
Demokratët kërkojnë që në formular të deklarohen të gjithë emrat që janë përdorur nga zyrtarët që plotësojnë formularin. Ndërkaq palët po diskutojnë edhe për deklarimin e vendqëndrimeve jashtë shtetit apo edhe për procesin e verifikimit të detyrueshëm në çdo rast.

Për këtë çështje vijon diskutimi mes përfaqësuesit të PD Oerd Bylykbashi dhe të PS Taulant Balla. Negociatori i PD-së Oerd Bylykbashi tha në një dalje për mediat jashtë Kuvendit se po vazhdojnë negociatat mbi miratimin e akteve nënligjore të dekriminalizimit. “Vazhdojnë negociatat për disa pika të tjera. Kemi ende 2-3 pika që po diskutojmë.”

 
Aktet nënligjore për dekriminalizmin duhet të kalohen në parlament brenda datës 6 mars, për t’i hapur më pas rrugën zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
 
***
Negociatat mes palëve nisën që një ditë më parë, rreth orës 19.30 e deri në orë 23.00 për të vijuar edhe sot. Formulari i vetëdeklarimit, ishte edhe molla e sherrit pasi në formularin e propozuar, PD u kërkon deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë që t’i përgjigjen pyetjes “a jeni arrestuar ndonjëherë”, ndërsa ai i socialistëve është: “A jeni dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata?"

Seanca e Kuvendit, u ndërpre rreth orës 12:00, ndërsa u njoftua se do të riniste në ora 15:00, por deri tani ende nuk është mbledhur, pasi pritej arritja e marrëveshjes së mësipërme e cila mbajti pezull seancën parlamentare të kësaj të enjteje. 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike i cili mori fjalën i pari në nisje të seancës, kërkoi që çështja e dekriminalizimit të mos futej në rend të ditës, deri sa të arriheshin negociatat mes palëve në Këshillin e Legjislacionit. Po ashtu Paloka kërkoi që të mbahej edhe një mbledhje e grupit parlamentar të PD-së, pas së cilës ai tha se nuk do ketë asnjë vendim pa marrëveshje.

Konsensus për aktet nënligjore kërkoi edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramos Ruçi, por ai ndryshe nga Paloka kërkoi që seanca të vijonte.

“Në dijeninë time në pjesën dërrmuese të gjërave ka ecur, është dakordësuar. Kanë ngelur 3-4 gjëra që ne jemi të gatshëm që komisioni të vazhdojë me pikësynimin që të arrihet që sot. Nëse jo, vazhdohet dhe nesër, çështja është që ne si Parlament të mos bëhemi pengesë për atë afat që kemi vendosur vetë. Nuk kemi asnjë pikësynim për pengesë të kësaj çështje kështu që do të isha dakord me atë që parashtroi zoti Paloka që të vazhdojnë negociatat për pikat e ngelura. Nëse nuk arrihet sot, t’i arrijmë brenda afatit ligjor që i kemi caktuar vetes”, tha Ruçi.

Zhvillimi i seancës minut pas minuti

Ora 12:45 Mbledhja e grupit te PD pa vendim , Paloka: Pa marrëveshje s'ka vendim

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentarë të PD për të cilin u ndërpre me një orë seanca e Kuvendit ende nuk ka asnjë zgjidhje konkrete,
 
Kreu i grupit Edi Paloka tha për mediat se PD vazhdon të jetë në negociata për formularin e vetëdeklarimit ndërkohë që shtoi prerazi se pa arritjen e një marrëveshje nuk do të ketë parlament.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së, Paloka theksoi se nëse do ishte arritur një marrëveshje me mazhorancën për aktet nënligjore të ligjit për “Dekriminalizimin”, nuk do ishin të nevojshme negociatat.

“Nëse do kishim arritur një marrëveshje të përbashkët me aktet nënligjore, nuk do ishin të nevojshme negociatat. Formulari ka ardhur i gatshëm nga FBI dhe nuk ka pasur nevojë për negociata, megjithatë PS nuk pranoi që të adaptonte këtë formular, por tentuan të fusnin në formular pika që praktikisht krijonin hapësira që të shpëtonin një nr. I madh i atyre që mbajnë poste zyrtare. Jemi në negociata dhe në moment që do arrihet marrëveshja do kthehemi në parlament. Aktet nënligjore të Derkiminalizmit ishte detyrimi i fundit dhe kjo ishte data e fundit.”, tha Paloka.



Ora 11:45 Futet në rend dite cështja e dekriminalizimit, seanca pushim një orë.
 

Ora 11:42 Berisha: Sjellja e kriminelëve në Kuvend, provokim i ulët për opozitën
Duke folur në Kuvend ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një provokim të ulët për opozitën seancën e kaluar, ku u votua për ministrat e rinj të qeverisë. 

“Provokimi i ulët që i bëtë opozitës duke i sjellë vrasësit në Parlament për të votuar për ministrat tuaj është një akt që detyron çdo deputet të opozitës të mendojë për një zgjidhje finale dhe përfundimtare. Cila është ajo, është tjetër punë. Por akte të tilla, pas dy vitesh debat kryesor krimi dhe vetëm krimi, krimi dhe dekriminalizimi janë aktet më të shëmtuara në të cilën një mbështetës krimi kryesor që është Edi Rama me dy tre gjykatës marrin përsipër të zhysin vendin qoftë dhe në konflikt të hapur civil me mungesën totale të përgjegjësisë. Ju adaptoni doktrinën e krimit të dobishëm, kurse ne e konsiderojmë të shëmtuar."



Ora 11:40 Meta: Ka dy kerkesa
"Është në vullnetin e grupeve që këtë çështje ta fusim në rendin e ditës apo të presim të mblidhet grupi i PD, kërkesë e drejtë kjo."
 
Ora 11:25
Paloka: Kuvendi të mos vazhdojë me punimet derisa të arrihet marrëveshja
Ndërkohë demokrati Paloka kërkoi ndërprerjen e seancës deri në arritjen e dakordësisë për kërkesat e PD.

paloka

“Kërkesa jonë ishte që parlamenti të presë deri sa të arrihet marrëveshja mos vazhdojë punën sepse marrëdhënia jonë me këtë sallë lidhet me cështjen më kryesore atë të dekriminalizimitt. E kërkova me mirëkuptim, përderisa kemi vetem disa pikam që sjemi dakord prandaj le të presim edhe disa orë përderisa pritëm javë.”
 

Ora 11:10 Ruçi :Të vijoi puna për arritjen e konsesnusit
Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi theksoi se data 6 mars, ku është dhe afati i fundit për miratimin e ligjit të Dekriminalizimit është sa afër dhe larg. “Kërkesën ne e kemi bërë në zbatim të ligjit, që data 6 është sa afër dhe larg. Kemi detyrim që ja kemi ngarkuar vetes. Për të nxjerrë akte normative për këtë ligj. Unë do përgëzoja përpjekjet e komisionit. Një pjesë e madhe e gjërave është dakordësuar.”, tha Ruçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)