Në një prononcim sot për median Tahiri thotë se dje kishte mësuar që ishte dënuar në Itali për një patentë false. Sipas tij, kjo nuk është e arsyeshme për të hequr mandatin e tij si deputet dhe siç thekson Tahiri, kjo gjë nuk ka aspak lidhje me ligjin per dekriminalizimin.
"Është një vendim jo i duhur për arsye sepse unë jam vënë në dijeni nga prokuroria dje dhe kam marrë të gjitha masat. Kam vënë në dijeni pas kësaj, KQZ-në kam marrë masat në Itali. Dënimi im është për një patentë falso dhe është bërë pa dijeninë time dhe pa përfaqësinë time.
Sa i përket asaj tjetrës që thonë për lekë false. Unë kam qenë vizitor në Itali. Kam qëndruar në autostradë dhe në një bar kam marrë një lëng portokalli dhe për kusur më është dhënë një 10 mijë lireta si resto (sot 5 euro). Kur kam qenë në autostradë, atje ka qenë policia, kanë bërë një sqarim apo verbal të momentin dhe nuk jamë dënuar për atë.
Sa i takon masës së prokurorisë “për mua është absurde sepse dënimi im nuk ka asnjë lidhje me ligjin e dekriminalizimit sepse dënimi im nuk bën pjesë në ligjin e dekriminalizimit".
Më tej, Tahiri tha se do të ndjekë cdo lloj rruge ligjore për të pastruar figurën e tij si deputet.
I pyetur se në cilin fraksion politik bën pjesë, Tahiri tha se; “Jam përfaqësues i çamëve dhe deputet i djathtë dhe bëj pjesë në Partinë Demokratike”.
Deputeti theksoi se, ligji për Dekriminalizimin nuk ka të bëjë me dënimet për patenta.
Pyetje pergjigje me gazetaret
Sipas jush, pse nuk duhet ndërprerë mandati?
Sepse, jam dënuar në mungesë. Dënimi është absurd dhe nuk bën pjesë në ligjin e dekriminalizimit. Kjo është një balancë politike dhe nuk kisha asnjë arsye të mos e deklaroja dënimin pasi nuk përfshihej tek dekriminalizimi. Do e ndjek çështjen në Itali
Patenta ka qene false?
Patenta nuk ka qenë asnjëherë fals. Kam marrë vërtetim dhe po e ndjek në Itali në rrugë ligjore. Nuk e dija, por jam njoftuar nga prokuroria. Atëherë iu drejtova KQZ duke bërë vetëdeklarimin dhe po i drejtohem Italisë në rrugë ligjore
Ku është sot Tahiri?
Unë sot jam përfaqësues i komunitetit çam tek e djathta bëj dhe pjesë e grupit PD. Kam qenë dhe jam e do të mbetem, pjesë e PD
Flisni për një qëndrim të prokurorisë për të krijuar balanca politike të paqëna
Vetë kjo që mua më kanë përzier në këto balanca janë të paqëna. Ligji i dekriminalizimit nuk po merret me patentat. Ka plot punë të tjera për t'u marr ky ligj. Nuk e di por e shikoj që është absurde. Unë kam hyrë e dalë disa ehrë në Itali.
Siç shihet aty në 2004 më kanë marrë patentën, jam dënuar në 2009. Unë ftoj të gjithë organet të shikojnë sistemin TIMS që kam hyrë e dalë me dhjetra herë në Itali.