Del autopsia për 17-vjeçarin që u gjet i mbytur në lumin e Vjosës, familjarët akuzojnë shokun e tij, por çfarë thotë policia

 Del autopsia për 17-vjeçarin që u gjet i mbytur në lumin e Vjosës, familjarët akuzojnë shokun e tij, por çfarë thotë policia

Mjekësia Ligjore ka nxjerrë autopsinë mbi shkaqet e vdekjes së 17-vjeçarit, Matia Rizallari nga Këlcyra , i cili u gjet i mbytur ditën e djeshme në Lumin e Vjosës.

Burime nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Piro Nase,   se nga konstaimet e kryera në trupin e 17 vjeçarit, nuk janë dalluar shenja dhune sipërfaqësore apo  plagë që mund të kenë shkaktuar vdekje e tij. Në autopsi shënohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga uji.

Kujtojmë se 17-vjeçari ishte larguar nga banesa të dielën në drekë bashkë me një shok, Egliter Dosti për t'u larë dhe që prej asaj dite familjarët nuk kishin pasur asnjë kontakt me të.

Ndërkohë burimet nga grupi hetimor konfirmojnë se shoku i tij Dosti ka dëshmuar sot në policinë e Permetit dhe ka sqaruar rrethanat e ngjarjes ku ka thënë se kanë dashur të kalojnë lumin nga një anë në anën tjetër dhe aty 17-vjeçari e ka pasur të pamundur të mbijetojë pasi e mori rryma. Dosti nën panik te madh dhe pamundësisë për ti dhënë ndihmë, është larguar i frikësuar dhe ishte strehuar për 2 ditë në Sarandë deri sa dje është kthyer dhe ka dhënë dëshmi në polici pasi akuzohet nga familjaret e viktimës për vrasje.  Gjë kjo që grupi hetimor e ka përjashtuar deri më tani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?