Del bashkëpunimi i Taynës dhe Mozzikut, a i kushtohet vërtet Loredanës? (VIDEO)

Del bashkëpunimi i Taynës dhe Mozzikut, a i kushtohet vërtet Loredanës? (VIDEO)

Mozzik dhe Tayna

Kënga më e re e Mozzik dhe Taynas doli sot dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Kënga mban titullin “Edhe ti” dhe nuk dihet se kujt ia ka kushtuar edhe pse dyshimet janë se kënga i kushtohet Loredanës.

Lakmitare, ke mendu që dashnia është veç pare. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë“, janë disa nga vargjet e këngës së Mozzikut.

Bazuar në vargjet e këngës, bëhët fjalë për Loredanën edhe pse reperi nuk e ka shprehur hapur por lënë të nënkuptuar.

Kujtojmë që çifti kanë disa kohë të ndarë dhe pas intervistës së fundit të Loredanës, ai është shprehur shumë keq duke i thënë se nuk duhet të viktimizohet duke përdorur vajzën e vogël të tyre, Hanën.

Mozzik dhe Tayna duken të kuruar në detaje në këngën e tyre të re,  ku mbizotëron ngjyra e bardhë dhe makinat e shtrenjta. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier