Reperi i njohur shqiptar, Mozzik dhe partnerja e tij Lotina Haziri janë bërë prindër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit të tij, të cilin e ka quajtur Oz.
Mozzik ka treguar se për një kohë të gjatë është lutur për këtë dhuratë, duke theksuar se sprovat e jetës e kanë bërë më të fortë.
“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij. Kurrë nuk u lodha nga sprovat e Tua, o Zot i Madh.
Përkundrazi, ato më bënë më të fortë dhe më burrë para kohe.
Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë! U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë! Të duam shumë, Nana & Baba!", ka shkruar reperi.
Mozzik ka edhe një vajzë të quajtur Hana me ish-bashkëshorten Loredana.






Komente
Komento