Mozzik duket se po numëron ditët deri në ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë.
Në një video në rrjetet sociale, reperi ka treguar se është në fazën e blerjeve për djalin që pritet të lindë.
Si shumë prindër në pritje, edhe Mozzik po përballet me dilemat se cilat veshje të zgjedhë dhe çfarë do t’i përshtatet më së miri vogëlushit. "Cilat të zgjedh?", shkruan ai teksa mban në dorë dy veshje të ndryshme.
Lajmi se ai dhe Lotina Haziri do të bëhen prindër u dha nga vetë moderatorja pak javë më parë, e cila shkruante se ishte në javën e gjashtë të shtatzënisë.
Komente



