Enisa Doda, 17-vjeçarja e gjetur e mbytur dy ditë më parë në Velipojë, nuk është dhunuar. Në këtë përfundim është dalë pas ekspertizës mjeko-ligjore, në një kohë kur dje u tha se 17-vjeçarja e cila kishte shkuar me pushime me familjen mund të ishte dhunuar, pasi ishte gjetur me shenja dhune në trup.

Enisa Doda së bashku me një të njohurin e saj, Indrit Bajraktari, kishin marrë një motor uji dhe kishin shkuar për të bërë xhiro. Më pas Bajraktari ishte kthyer në breg i vetëm, duke krijuar dyshime, ndërsa kishte vetëm çelësat e motorit. Sot është zbuluar se Bajraktari ishte i martuar në Angli, ndërsa ishte në pritje të një fëmije.

Rreth dy orë nga ky moment, 700-800 metra larg bregut, peshkatarët gjetën trupin e 17-vjeçares, e cila dje u përcoll për në banesën e fundit. Në deklaratën e tyre familjarët e vajzës kanë thënë se e njihnin djalin, i cili deri më tani nuk ka pranuar të flaë për ngjarjen.

Ai ka deklaruar se do të thotë versionin e tij në seancën gjyqsore.

Sipas ekspertizës shenjat në pjesën e pasme janë si pasoje e rënies në ujë nga motorr, ndërsa shenjat e nxirjes nga bllokimi i frymëmarrjes.