Lidhja intime që u kthye në tragjedi, rrëfimi i dëshmitarit: Si deshi të na ikë Bajraktari, pasi e nxora gjallë nga deti

Lidhja intime që u kthye në tragjedi, rrëfimi i dëshmitarit: Si deshi të na ikë Bajraktari, pasi e nxora gjallë nga deti

Indrit Bajraktari, njeriu që u arrestua për mbytjen në det të 17-vjeçares, Enisa Doda, ditën e ngjarjen në datën 19 gusht, ka udhëtuar me një motor “Papaç” nga fshati Postribë, në drejtim të Velipojës, aty ku po pushonte familja e 17-vjeçares Doda. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia. Bajraktari, dyshohet se me Enisa Dodën, kishte krijuar një lidhje intime nëpërmjet rrjeteve sociale dhe për pasojë ditën e ngjarjes, në 19 gusht ai ka shkuar me motor në Velipojë për të takuar Enisën.

Teksa janë takuar, djali i sapoardhur nga Anglia, e ka ftuar vajzën të bënin një xhiro me motor uji, dhe për këtë i janë drejtuar një pike biznesi që jep motorë me qira, dhe që zotërohet nga pronari me iniciale D. H. në Velipojë. Të dy së bashku kanë marrë një motor ujë, duke e paguar për një kohë 30 minuta. Por i riu Bajraktari, është zgjatur më shumë se kaq, duke u kthyer drejt tokës me not dhe jo me motorin e ujit që kishte marrë me qira. Kanë qenë punonjësit e pikës së motorave me qira të parët që kanë pikasur dhe dyshuar se Indrit Bajraktari, kishte braktisur në det vajzën 17-vjeçare, duke e lënë të mbytet. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë rrëfimin e njërit prej punëtorëve, Arman Alla, i cili ka pohuar të gjithë dinamikën e këtij krimi dhe mashtrimet e një pasnjëshmek të Indrit Bajraktarit, për ti shpëtuar mbikqyrjes së punëtorëve, të cilët e mbanin nën kontroll derisa të tregonte se ku e kishte lënë vajzën, me të cilën doli në det. Por Bajraktari, ka filluar ti gënjejë, duke i pohuar se: “…vajzën e kam gocë xhaxhai, dhe e kishte çuar tek xhaxhai…”.

Mandej u ka dhënë një alibi tjetër, duke i treguar se “…vajzën e ka çuar në Velipojë dhe ka dalë shëtitje me xhaxhain e saj…”. Për të verifikuar këto thënie punëtorët e pikës së motorëve me qira, e kanë çuar Indrit Bajraktarin në qendër të Velipojës, për të vërtetuar nëse vajza që ai mori me vete në det ishte gjallë apo jo. Duke lëvizur nëpër qendër të plazhit Velipojë,Arman Alla shpjegon se:”…Indriti përsëri ka dashur të më mashtrojë duke më thënë “…a të hyj, e marrë një shishe në supermarket…?“ Armani e ka lejuar. Indrit, ka hyrë në market, por Arman Alla dyshimet nuk i ka hequr nga ai. E ka ruajtur dhe përsëriri ka tentuar, për tu larguar me vrap me anë të një motori tip Papaç.

Armani Alla, i cili është dhe dëshmitari kryesor, kur e ka pa se po largohej me motor, ka mundur ta ndalojë me forcë. I ka marrë çelësin e motorit, me qëllim për ti treguar të vërtetën se çfarë kishte ndodhur me atë vajzë që ai futi në det. Pas këtyre peripecive që Armani ka kaluar me Indrit Bajraktarin,duke parë edhe kundërshtimin e tij, për të mos treguar, ka njoftuar menjëherë disa shokë të tij të punës, të cilët i kanë shkuar menjëherë. Dhe me anë të dhunës, e kanë mbajtur deri sa ai tu tregonte të vërtetën për atë vajzë që futi në det. Pas këtyre veprimeve, Arman Alla, ka njoftuar policinë e Velipojës dhe nga presioni i dyanshëm, ai ka thënë se:“…vajza ka rënë në det, është mbytur…”. “Shqiptarja.com” sjell të plotë rrëfimin ekskluziv të Arman Allës, njërit prej puntorëve të pikës së motorave si dhe alibitë mashtruese të Indrit Bajraktarit.

Rëfimi i plotë/ Si zbulova mbytjen e vajzës brenda në det

“…unë Arman Alla, në datën 19 gusht 2020 në Velipojë kam kam qënë duke ndihmuar një shokun tim Jonuz Juka, që është punonjës te firma e Ditmir Harushës, ky i fundit ka disa motorë uji, të cilët i lëshon me qira shtetasve të ndryshëm, për të lëvizur në det. Rreth orës 14:00 tek vendi, ku punon kam qenë bashkë me një shokun tim dhe po në këtë orë ka shkuar një person, i cili quhej Indrit Bajraktari. Ai shoqërohej me një vajzë, emrin e të cilës nuk e di. Këta dy persona kanë kërkuar një motor uji, për të bërë xhiro me kohë vetëm 30 minuta. Këta persona rreth kësaj ore kanë marrë motorin dhe mbasi ka mbaruar orari, për të cilin e kishin paguar, kishin kaluar 10 minuta kohë më tepër dhe ata nuk po ktheheshin.

Në afërsi të vendit të punës së tyre,një çift në një motor tjetër, rastësisht të cilët Armani, nuk i nihte i kanë thënë se një djalë me motorin që kishte marrë me qira tek firma jonë, “Po mbytej…“-deklaron Alla.Punonjësi i shërbimit të këtyre motorave të ujit është shqetësuar shumë, dhe porsa është vënë në dijeni, është nisur me një motor tjetër të firmës, ku ishte i punësuar, me qëllim ti shkonte në ndihmë. “…unë kam lëvizur me shpejtësi në det, dhe kam vënë re djalin duke notuar. I jam afruar, e kam njohur dhe ishte po ai që i kishte marrë me qira bashkë me vajzën, motorin e ujit dhe se quhej, Indrit Bajtraktari…”.

Në kohën që Arman Alla e ka takuar në det, duke notuar me drejtim bregun, e ka ndihmuar e ka vënë Bajraktarin, në motorr dhe pyetja parë që i ka bërë atij ka qënë:“…ku është vajza që ishte me të…?”. Ndërsa, Bajraktari i është pohuar se:“…e kam nxjerë në breg të detit, dhe se e kishte vajzën e xhaxhait…e kam dërguar tek xhaxhai dhe ka shkuar me xhaxhain në shtëpi…”. Arman Alla, vetëm për përgjigjen që i ka dhënë Indriti, menjëherë ka dyshuar se diçka kishte ndodhur me atë vajzë. Ndër të tjera Alla ka deklaruar në polici se: “…në momentin që ky person më ka thënë atë përgjigje ishte në ujë duke notuar dhe larg nga motorri, me të cilin ai kishte bërë xhiro. Në këtë kohë, unë e kam marrë në motorin tim, Indritin me qëllim për ta nxjerë në breg dhe për të ditur diçka më tepër për vajzën dhe kur e kam pyetur edhe një herë “…kur e nxore vajzën në breg…?” pasi nuk kisha parë për asnjë moment motorin që ju a kisha dhënë me qëra, të dilte nga deti dhe Indrit Bajraktari,më ka pohuar se: “…nuk jam i marë me ba, lojra sepse e kam vajzë xhaxhai…”.

Në këtë kohë unë kam dyshuar mbi thëniet e tij, por sërisht e kam nxjerë në breg të detit dhe i kam thënë:“…pa ardhur vajza, që unë bashkë me këtë shokun të kemi nisur me motor në det, ti nuk ke për të ikur…“. Ndërsa Indrit Bajraktari, ia ka kthyer:“…pa marak se po e thëras tani…“, dhe mbas kësaj fjalie ai ka tentuar për t’ju larguar e fliste në telefon, duke ecur. Arman Alla, e ka ndjekur nga pas, e ka kapur dhe i ka kërkuar që të mos largohej, pa ardhur ajo vajzë  me të cilën kishte dalë për të bërë xhiro.

Pas shumë debateve dhe më konkretisht, kur Arman Alla, e ka ndaluar me forcë, Indrit Bajraktari, i ka thënë edhe një herë duke e mashtruar se: “…vajza e xhaxhait të tij, bashkë me xhaxhain kanë dalë xhiro në qëndër të Velipojës…“. Por përsëri Arman Alla, ka dyshuar dhe në moment, i ka thënë Indritit që të shkonin bashkë në qëndër të Velipojës, për të vërtetuar theniet e tij dhe me qëllim që të dinte taman se ku ishte ajo vajzë. Armani, ndër të tjera ka shpjeguar se bashkë me Indritin janë nisur për të shkuar në qëndër Velipojë dhe përsëri i Indrit Bajraktari, ka filluar për telefonuar gjoja xhaxhain e tij, me qëllim mashtrimin, për tu larguar. “…unë kisha qëllim që të shihja shëndoshë e mirë vajzën, por gjithçka nga ana e autorit të dyshuar ishte e rremë…”-tregon dëshmitari. Duke lëvizur nëpër qëndrën e Velipojës, Arman Alla ka treguar se:”…Indriti, përsëri ka dashur të më mashtrojë duke më thënë: “…a të hyj, e marrë një shishe në supermarket…?“.

Armani e ka lejuar. Indrit, ka hyrë në market, por Arman Alla dyshimet nuk i ka hequr nga ai. E ka ruajtur dhe pqrsqri ka tentuar, për tu larguar me vrap me anë të një motorri tip Papaç. Armani Alla, i cili është dhe dëshmitari kryesor, kur e ka pa se po largohej me motor, ka mundur ta ndalojë me forcë.I ka marrë çelësin e motorrit, me qëllim për ti treguar të vërtetën se çfarë kishte ndodhur me atë vajzë që ai futi në det. Pas këtyre perpecive që Armani ka kaluar me Indrit Bajraktarin,duke parë edhe kundërshtimin e tij, për të mos treguar, ka njoftuar menjëherë disa shokë të tij të punës, të cilët i kanë shkuar menjëherë. Dhe me anë të dhunës, e kanë mbajtur deri sa ai tu tregonte të vërtetën për atë vajzë që futi në det.

Pas këtyre veprimeve, Arman Alla, ka njoftuar policinë e Velipojës dhe nga presioni i dyanshëm, Indriti, ka thënë se:“…vajza ka rënë në det, është mbytur…”. Vajza 17-vjeçare Enisa Doda, është gjetur e mbytur në orët e para të mëngjesit të datës 20 gusht, rreth 1200 metra larg nga bregu. Sipas peshkatarit me iniciale S.S, që konstatoi trupin e pajetë mbi ujë, adoleshentja kishte në qafë të varur çelësin e motorit të ujit, që kishin marë me qëra së bashku me Indrit Bajraktarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viluni Beach: 03/09/2020 21:24

    Per opinionin tim kjo eshte vrasje me paramendim pas tentatives se deshtuar per perdhunim!! Kam dite qe lexoj per kete çeshtje dhe nuk kuptoj se si hetuesit nuk kane zbardhur dy momente qe zgjidhin disa enigma te tjera me vone, e para se si perfundoi celesi i skuterit ne qafen e viktimes dhe se ku eshte vete skuteri i ujit, a eshte fundosur apo e kane nxjerre ne breg?!! Ndersa ketyre çunave te biznesit bravo ju qofte qe e kane mbajtur sepse do te veshtiresohej shume gjetja e tij pasi tja mbathte per Britani ku e priste katunarja tjeter me barre!!

    Përgjigju
  • Durrsaku 1: 03/09/2020 16:00

    Duhet te kthehet denimi me vdekje ndryshe ne nuk bejm hajer vetem frika i mban shqiptaret.

    Përgjigju
  • Ilo: 03/09/2020 05:23

    Epo sa rrace e poshter keta Postribasit, Mire ua bentw Enveri qe ua priste koken dhe i linte ne ferrat e katundeve dhe asnjehere ye zbrisnin ne zona urbane se e dinte se vetem sherrw grabitje do benin. Ah demokraci nenen ku ta kesh.

    Përgjigju
  • Iris: 03/09/2020 01:04

    Policia duhet te arrestoje te zotin e motorit per ndihmen qe i ka dhene ketij I.Bajraktarit.Ve bast, qe kur po e mbanin me force, i ka telefonuar ketij mikut anonym, qe ose punonte ne market,ose takimi eshte lene aty dhe i ka dhene celsin e motorit qe t'ia mbathte,por nuk perjashtohet mundesia qe motorin ta kete dhe te vetin.Sa per z.A.Alla ,te paret duhet te lajmeronte policine,jo shoket (mos veproni shqiptarce, se nuk dihet c,mund te ndodhe ,ose si mund te reagoje personi i mbajtur me force nga persona jo kopetente per kete pune).Gjithashtu nuk jepen sqarime u gjet motori i ujit apo jo,pasi ka shume rendesi per hetimet?

    Përgjigju
    • Aksi: 03/09/2020 15:30

      Une do thoja bravo i qofte ktij Armanit qe s'e ka lene rehat. Se te ishte ndonje tjeter qe s'i plaste fare do thonte, "a ok vllai, meqe e paske lene gocen te baba vet, ne rregull gjithcka, vazhdo ti". E ky tipi do zhdukej ne Angli e hajt ta kapje pastaj. Por ka qene pikerisht ky qe s'ju nda kemba kembes derisa u bind qe duhej lajmeruar policia.

  • ymeri: 03/09/2020 00:31

    JAM DAKORT ME PARA-FOLESIN QE KY SHPELLAR TE VARET NE DEGE TE RRAPIT...

    Përgjigju
  • ere: 02/09/2020 23:28

    Plumbin e ka pak.there per palce e mbushe me kripe dhe e ka pak.vrases.

    Përgjigju
  • Shpellari: 02/09/2020 21:54

    Ah se ky haleja duhet var me litar ne mes te postribes!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/09/2020 20:59

    Ky idiot e ka vrar vajzën e mjerë, Burg pa hezitim për vrasje me dashje...!!!

    Përgjigju
    • Elvis: 04/09/2020 08:15

      Qe asht fajtor ky djali as nuk diskutohet vet fakti qe nuk ka ken i kjarte sa me nje version e sa me nje tjeter !!! Supozojme se ka ken aksidentale gja qe se besoj sepse do ta kshte diftu ne versionin i pare qofte edhe nen trysnine e fajit ! Por ketu deshta me sqaru diqka ! Ky edhe mund ta ket myt me dashje ,mund edhe tmos ti ket dhan ndihme , mund edhe ti ket ikur ne fund te ujit e ska ken i zoti me u hedh me e kap ka shume versione te ndryshme por te gjitha versionet e mundshme mund te binin poshte nqs ai zoteria qe leshon skafat e ujit me qera do te ishte i mirfillte me liçense do te ishte dasht me i dhane edhe jelek shpetimit !!!! Kta jane po aq fajtor ne kete vdekje nqs rezulton aksidentale !!! Shteti ka pergjegjsine e vet sepse mund te ishte evituar !!

    • Genti: 03/09/2020 10:16

      Te lumte zoti gjykates !!!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg