Del ekspertiza për mbytjen e foshnjes në Korçë: U fut i gjallë në valixhe nga nëna me probleme të shëndetit mendor

Del ekspertiza për mbytjen e foshnjes në Korçë: U fut i gjallë në valixhe nga nëna me probleme të shëndetit mendor

Foto nga banesa

Korçë - Del ekspertiza e foshnjes që u mbyll në valixhe nga nëna rreth 1 muaj më parë, ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Sipas burimeve foshnja i gjinisë mashkullore i gjetur brenda në valixhe ka lindur i gjallë. Prej 1 viti, nëna ishte diagonstikuar me probleme të depersonalizimit dhe foshnja u gjet në valixhe nga bashkëshorti i kthyer prej një muaji nga emigracioni. Më parë u raportua që nëna kishte abortuar dhe kishte futur fetusin në valixhe, por ekspertiza tregon të kundërtën.

Kujtojmë se nëna 40 vjeçare që ndërmorri këtë akt të tmerrshëm vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe gjatë gjithë kësaj kohë është trajtuar dhe është mbajtur nën vëzhgim nga instancat përkatëse ndërsa pas daljes së ekspertizës pritet që prokuroria e Korçës të bëjë kërkesë për masën, për veprën penale që akuzohet.

Krimin makabër e ka denoncuar bashkëshorti i Valmira Hasimllarit i cili pasi ishte kthyer nga Greqia kishte nuhatur erën e rëndë që vinte nga valixhja ku ishte futur foshnja lindur në kushte shtëpie. Drama familjare është më e rëndë pasi gruaja jetonte vetëm me një fëmijë autik 16-vjeç, ndërsa i shoqi qëndronte më shumë në Greqi. Pasi nëna u dërgua në spital, mjekja neuro-psikiatre tregoi se 40-vjeçarja prej 1 viti ishte diagnostikuar me depersonalizim, por nuk ishte mjekuar.

Sipas mjekes, gruaja vuan nga çrregullime serioze psikotike ndaj duhet të qëndronte e shtruar në spital. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!