Del emri i italianit të arrestuar në Rinas i kërkuar për 730 mijë euro! Zbardhet skema e mashtrimit, nën hetim vihet edhe shoqëria GALA

Del emri i italianit të arrestuar në Rinas i kërkuar për 730 mijë euro! Zbardhet skema e mashtrimit, nën hetim vihet edhe shoqëria GALA

Gabriele Tarron Longinotti është arrestuar sot në Rinas akuzohet për mashtrim në vlerën e 730.000 euro. Italiani akuzohet për mashtrim ndërkombëtar ndaj kompanisë “Bruno Presezzi” të cilës i ka vjedhur shumën 730.000 eurosh si dhe akuzohet falsifikim dokumentash bankare. Krahas tij nën hetim është vënë dhe shoqëria GALA me seli në Tiranë me administrator po Gabriele Tarroni Longinotti.

Si ka ndodhur ngjarja...

Nga përmbajtja e kerkesës së prokurorisë rezulton se kallëzimi është bërë nga Miliad Lopa, i autorizuar nga Shoqëria Italiane "Bruno Presezzi" për të regjistruar procedimin penal  per vepren penale te "Mashtrimi me pasoja te renda në ngarkim të shtetasit Gabriele Tarroni Longinotti në dëm të Alberto Presezzi. Alberto Presezzi është administrator dhe pronar i Shoqerise "Bruno Presozzi" me qendër në Monza Brianza Itali që merret me Import eksport në të mishit në të gjithë botën.

Në fund të vitit 2018 kjo kompani ka hyrë në marredhenie biznesi me një kompani në Mongoli e quajtur "Eco Foods Trade" për të filluar nje projekt për tregtimin e mish te prodhuar në Mongoli. Për të thjeshtuar menaxhimin e kësaj veprimtarie që ishte e vështirë të kontrollohej nga Italia, administartori dhe shoqëria ka lidhur një marrëveshje këshillimi në vitin 2019 me një shoqëri të themeluar në Mongoli e quajtuar "Brescia City Trade" me përfaqësuese shtetasisn Gabriele Tarroni Longinotti, shtetas Italian me qëndrim në Dubai.

Ketë person sipas kallezuesit pronari i tij Alberto Presezzi e ka njohur që në vitin 2013, pasi ka qenë këshilltar i Shoqërisë se tyre, pasi ai shfaqte aftësi të mira menaxheriale dhe se kjo ka qene arsyeja që i ka besuar menaxhimin e sho1ërisë. Sipas kallezuesit marrëveshja midis "Brescia City" e përfaqësuar nga Gabriele Tarroni dhe shoqerise "Bruno Presezzi" parashikonte që shoqëria e tij do të vepronte si ndërmjetëse në marrëdheniet tregtare me "Eco Foods duke bere pagesa për porosite e blerjes se mishit me lekët që shoqëria "Bruno Presezzi do të paguante në llogarinë rrjedhëse në Banken Golomt Bank Mongoli.

Në muajin Shtator 2019 sipas marrëveshjes shoqëria "Brono Presezzi" i ka kaluar në llogarinë e "Brecia City shumat monetare 1433 euro. 300.000 (treqind mije) Euro dhe 500.000 (pesëqind mije) Euro ne total 801 423 Euro. Përkunder ketyre pagesave të kryera ne Brescia City i ka paguar Shoqërisë "Eco Foods" vetem shumën prej 72.008.28 euro duke qene se kjo shoqëri nuk ka ka kryer pagesen e plotë "Eco Foods Trade" ka nderprere marredheniet dhe produkti (mishi) i nisur për klientët është bllokuar muges duke shkuar dem.

Nisur nga ky fakt shoqeria e kallezuesit i ka kerkuar shtetasit Gabriele Tarronit të kthente shumën e papaguar prej 729 434.72 euro, ku për këtë pronari Alberto Presezzi ka folur me Gabriele Tarron Longinotti i cili kishte garantuar se kishte dhënë urdhërin për transferimin e 730.000 euro në favor të shoqërisë “Bruno Presezzi”.

Kallëzuesi ka pritur disa ditë dhe e kishte takuar atë  në zyrat e kompanisë së tij ku Gabriele i ka treguar një model në lidhje me një operacion transferimi prej 730.000 euro i datës 04.02.2020 të bërë nga llogaria rrjedhëse Golomt Bank në favor të shoqërisë së tyre duke shtuar se ndoshta duheshin disa ditë që të depozitohej kjo shumë monetare.

Alberto Presezzi ka kërkuar informacion pranë bankës Populare i Sondrio e cila kishte thënë se konfirmimi nuk kishte shkuar dhe së fundmi formulari Sëift ishte i paplotë. Gabriele Tarroni ka justifikuar këtë anomali për shkak të papajtueshmërisë bankare dhe me datë 10 shkurt 2020 ka paraqitur një formular të ri si provë transaksioni por edhe në këtë rast nuk kishte vlerë.

Në vijim të komunikimeve kallëzuesi thotë se ai vazhdimisht i ka nxjerrë justifikime të ndryshme për moskthimin e shumës monetare. Më datë 12.11 2020 Alberto Presezzi i ka kërkuar informacion Golomant Bank në Mongoli për urdhër pagesën dhe ka konstatuar se ai dokument në këtë bankë nuk kishte ekzistuar asnjëherë duke kuptuar se ai ishte mashtruar nga Gabriele.

Arsyeja se përse e ka bërë kallëzimin penal në Shqipëri  është se Gabriele Tarroni ka ardhur në Shqipëri bashgkë me kallëzuesin dhe ka hapur një subjekt tregtar,  të quajtur “Gala” në muajin janar 2020 dhe shoqëria “Gala” sipas kontratës së kryer midis palëve ka përgjegjësi ligjore të menaxhojë aktivitetet e kryera në Mongoli nga Shoqëria “Brescia City Trade”.

Si prove transaksioni, por edhe në këtë rast transaksioni nuk kishte vlere Ne vijim të komunikimeve që ka patur me kete shtetas, kallezuesi thote se ai vazhdimisht nga muaji Shkurt të vitit 2020 deri në muajin Nëntor të vitit 2020 ai nxime justifikime të ndryshme për moskthimin e shumës monetare Me date 17.11.2020 shtetasi Alberto Presezzi i ka kërkuar informacion Golom Bank ne

Mongoli per urdhër pagesen dhe ka konstatuar se ai dokument ne kete Bank nuk kishte egzistuar asnjëherë duke kuptuar në këtë mënyrë se ishte mashtruar nga shtetasi Gabriele Tarrani Longinotti Arsyeja qe eshte bere kallezimi penal në Shqipëri është se shtetasi Gabriele Tarroni ka ardhur ne Shqipëri bashke me kallzuesin dhe ka hapur nje subjekt Tregtare, të quajtur Gala ne muajin Janar të vitit 2020 dhe Shoqeria «Galas sipas kontratës së kryer midis paleve ka përgjegjësi ligjore dhe Juridike që të menaxhojë aktivitetet e kryera ne Mongoli nga shoqeria. 


Lajmi kryesor:

Ortakët italianë përplasen për biznesin e mishit, arrestohet 49 vjeçari në Rinas për mashtrim me rreth 1 milion euro! Nën hetim kompania e tyre 'GALA' me seli në Shqipëri


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin