Këto pamje përgënjeshtrojnë fjalën e Sali Berishës, i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se kishte infiltruar 31-vjeçarin Gert Shehu për ta goditur me grusht në fytyrë në mes të protestuesve. Pasi e cilësoi agjent kriminal duke u bazuar te hakerat ‘Homeland Justice’, Berisha thotë se në momentin ku është kapur nga truprojat i riu ka dëshmuar se “zbatoi porosinë e një vëllai mysliman”. Por sipas ish-kryeministrit kjo nuk është e vërtetë sepse porosinë e mori nga Edi Rama.
"Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë, i ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet trafikante dhe tek besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Është e regjistruar ku thotë se zbatoi porosinë e një vëllai. Në fakt porosi e vëllait është një vëlla pa fe, apo që ndërron fe sa herë i nevojitet, porosia është e Edi Ramës apo ministrit të tij, Çuçi. Nuk mendoj të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut. Nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Ky është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe mes besimtarëve myslimanë. Këto të dy janë përdorimet kryesore", ka thwnw Berisha.
Por në fakt në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se Gert Shehu del nga xhamia Tabakëve vetëm pak minuta para se të shkojë në selinë blu dhe t’i bashkohet radhës së protestuesve për të thyer më pas sigurinë e për të goditur me grusht ish-kryeministrin.
Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardi i Sali Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani që kanë rrahur rëndë Shehun duke e gjakosur. Pas incidentit, 31-vjeçari Gert Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës ndërsa ishte i vetëdijshëm për gjithçka kishte ndodhur.
Report Tv ka siguruar dokumentin, ku evidentohet qartë diagnoza e mjekut se i riu vuante nga ‘Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Ende ndodhet në spital, ku ë shtë vënë në pranga për të marrë trajtim mjekësor ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.
/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1198
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
5 Shkurt, 12:47
-
Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i Malltezit dhe Andia Pustinës
5 Shkurt, 11:10
-
Jakin Marena: Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!
4 Shkurt, 19:13
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20