Del kalendari i sezonit të ri të Serie A, cilat janë sfidat e 'zjarrit'
Liiga italiane e futbollit ka zbuluar kalendarin e sezonit 2018-2019 të Serie A, i cili do të nisë me shkëndijaAventura e Cristiano Ronaldos dhe rruga e Juventusit drejt titullit të 8-të radhazi do të fillojnë me transfertën e Veronas ndaj Chievos.
Kalendari i Seria A
Në zyrat Sky Italia, liga italiane e futbollit ka zbuluar kalendarin e sezonit 2018-2019 të Serie A, i cili do të nisë me shkëndija që në fillim.
Aventura e Cristiano Ronaldos dhe rruga e Juventusit drejt titullit të 8-të radhazi do të fillojnë me transfertën e Veronas ndaj Chievos.
Lazio-Napoli do të jetë dueli i madh i javës së parë me Strakoshën që do të sfidojë Hysajn, ndërkohë që Interi do të ketë përballë macen e saj të zezë në këto vitet e fundit, pikërisht, Sassuolon.
Torino-Roma është një tjetër sfidë interesante e javës së parë ndërsa Milani ka një takim të lehtë në letër pasi pret në shtëpi Genoan. Java e dytë rezervon dy superndeshje, Juventus-Lazio dhe Napoli-Milan ndërkohë që kalendari vazhdon në malore për kuqezinjtë që në javën e tretë do të sfidojnë Romën.
Juventus-Napoli do të ndezë javën e 7-të, derbi i Madoninës, Inter-Milan do të luhet në javën e 9-të, teksa java e 10-të do të ketë dy ndeshje big Lazio-Inter dhe Roma-Napoli. Në raundin e 12-të do të vihet në skenë Milan-Juventus, ndërsa java e 13-të do të kulmojë me Lazio-Milan.
Për Interin dy sfida zjarri, pasi në javën e 14-të do të sfidojë Romën në Olimpico dhe në të 15-ën një javë më pas sërish në transfertë do të luajë derbin e Italisë ndaj Juventusit. Sezoni i ri i Serie A do të nisë më 18 gusht dhe këtë vit parashikohet të jetë më spektakolar se kurrë. Ashtu si një sezon më parë edhe këtë vit futbolli në Itali nuk do mungojë as për festa teksa gjatë Boxinx Day një ditë pas Krishtlindjes do të luhet java e 18-të që kulmon me supersfidën Inter-Napoli.
Juventusi kampion në fuqi do ta mbyllë sezonin ndaj Sampdorias në transfertë.Është zbuluar edhe topi i ri i cili do të përdoret në të gjitha ndeshjet e sezonit 2018-2019 të Seria A përfshirë edhe Kupën e Italisë e Superkupën, ai quhet Nike Merlin. Marrë nga Sportplus.al
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
53.6%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 7699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Milan kërkon të ringrihet, Interi do hakmarrjen! Sonte derbi i Madoninës, pritet debutimi i Walker dhe Asllani në stol
2 Shkurt, 12:01
-
Goli i Gjimshitit s'mjafton, Atalanta humb terren për titullin! Shqiptari realizon pas 2 vitesh e gjysmë në Seria A (VIDEO)
2 Shkurt, 11:07
-
Chelsea i jep fund thatësirës, vjen fitorja e parë në 2025! Como e Fabregas i jep leksion Udinese-s (VIDEO)
21 Janar, 10:41
-
Napoli pa gjumë, 5 mijë tifozë presin ekipin në 3 të mëngjesit pas fitores me Atalantën! Barça 1 fitore në 8 ndeshje në kampionat (VIDEO)
19 Janar, 11:37
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
Prag gjysmëfinale e Superkupës/ Trajneri i Atalantës Gasperini: Interi tregon se çfarë kemi bërë këtë sezon
1 Janar, 15:14
-
Festa e ditëlindjes kthehet në protestë, ultrasit e Milanit vërshëllejnë Ibrën! Thumb drejtuesve: Jeni të paaftë
16 Dhjetor 2024, 12:36
-
Bove zgjohet pas 13 orësh: Faleminderit të gjithëve! Mjekët për futbollistin 22-vjeçar: Do qëndrojë në spital
2 Dhjetor 2024, 10:58
-
Sonte përballja e titullit, Lukaku e Conte në San Siro si kundërshtar! Trajneri i Napolit: Ruajmë kreun edhe pas sfidës me Interin
10 Nëntor 2024, 13:25
-
Juventus-Napoli, Conte për kritikat: Askush s'mund ta fshijë historinë! Të dielën dy superduele në Evropë
20 Shtator 2024, 12:22
-
Inter i beson Kristjan Asllanit, zikaltërit i rinovojnë kontratën mesfushorit shqiptar
16 Shtator 2024, 17:13
-
Rikthehet serie A, Empoli i Ismajlit sfidon Juventusin! Milanit nuk i lejohen hapa fals, Dortmundi komandon në Bundesligë
14 Shtator 2024, 11:19