Del kundër ekipit, Hamilton për Mercedesin: Nuk më dëgjuan kur u thashë

Del kundër ekipit, Hamilton për Mercedesin: Nuk më dëgjuan kur u thashë

Lewis Hamilton

Formula 1 nisi sezonin e ri me Çmimin e Madh të Bahreinit, aty ku Red Bull edhe këtë sezon ka dominuar duke fituar garën. Zhgënjim në këtë fillim sezoni për Mercedes, me skuderinë e Toto Wolf që me makinën e re W14 pati probleme, duke u kaluar edhe nga Aston Martin, me Russell dhe Lewis Hamilton që dolën pas Alonson së vendit të tretë.

Në lidhje me këtë garë, Hamilton ka shfryrë kundër të tijve duke thënë se nuk i kanë dëgjuar në nisje të sezonit për përmirësimet e nevojshme.

“Kishte gjëra që ua thashë vitin e kaluar. Ju kam dhënë kaq shumë makinave në jetën time, e di se për çfarë ka nevojë dhe për çfarë nuk ka nevojë një njëvendëshe. Mendoj se bëhet fjalë për të marrë përgjegjësinë dhe ta pranojnë duke thënë: ‘E di, nuk të dëgjuam, nuk jemi aty ku duhet dhe na duhet të punojmë’, tha fillimisht britaniku.

Më pas Hamilton tregoi edhe grintën e tij në një sezon të gjatë, duke dashur të jenë kompetitivë.

 “Gjithsesi ne jemi disa herë kampionë, nuk ja dolëm në 2022 dhe këtë vit se kuptova se çfarë nuk funksionoi, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë mirë duke ecur përpara në sezon e sipër”, mbylli Hamilton.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë