Del kundër Kongresit, Trump 'lë hapur derën' për njohjen e Krimesë

Del kundër Kongresit, Trump 'lë hapur derën' për njohjen e Krimesë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i pyetur nga reportrerët e ‘Air Force One’ ka lënë të kuptohet se do ta konsideronte njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë, dy javë para takimit të tij historik me Presidentin rus Vladimir Putin.

"Unë do të flas me të për gjithçka. Ne do të flasim për Ukrainën, do të flasim për Sirinë, do të flasim për zgjedhjet, dhe nuk duam që dikush të dëmtojë zgjedhjet tona. Ndërsa për njohjen e Krimesë do të shohim."

Donald Trump, president i SHBA-ve

Komenti i Trump bie ndesh me pozitën e Kongresit të SHBA-ve dhe me shumicën e politikanëve amerikanë. Ish-ambasadori i SHBA-ve në Rusi Michael McFaul ishte një nga të parët që reagoi në Twitter:

“Republikanët u zemëruan kur Obama nuk mundi ta pengonte Putin që të aneksonte Krimenë, por shumë heshtin tani kur Trump po e konsideron miratimin e aneksimit. Heshtja juaj thotë shumë për parimet tuaja dhe "të menduarit strategjik" në lidhje me interesat kombëtare amerikane.”

Michael McFaul, ish-ambasadori i SHBA-ve në Rusi  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim