Plot 1104 familje dhe çifte të reja dhe të pastreha të Tiranës, do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, teksa deklaroi se nuk do jetë 500 familje që do përfitojnë kredi me interesa të ulëta, por 1104 të tilla. Bashkia e Tiranës ka zyrtarizuar listën e përfituesve të cilën Shqiptarja.com e publikon të plotë.
(Kliko këtu për listën e 1104 familjeve që përfitojnë kredi të butë)
Mësohet se mes përfituesve janë edhe disa prej familjeve të zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re. Fituesit që kanë plotësuar kriteret e përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiak, do të përfitojnë kredi me interesa të buta për të blerë shtëpi, falë programit më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës, duke dhënë një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit në qytetin e Tiranës.
Dua të me dal emri
Përgjigju