Ndërkohë që teknologjia po avancon dhe kompanitë e ndryshme të celularëve prodhojnë smarphone me çmime marramendëse një kompani indiane është duke krijuar një celular që kushton vetëm 4 dollarë.

Kompania synon të mundësojë aksesin në internet në të gjitha zonat rurale indiane.

Emërtimi i pajisjes do të jetë ‘’Fredom 251’’ dhe qëllimi kryesor i kësaj nisme është krijimi i një rrjeti interneti që do të bëjë bashkë të gjitha zonat e varfëra të Indi-së.

Ky celular pritet të dalë në shitje në fundjavë. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)